Deputetët e opozitës dënuan njëzëri plagosjen me plumb gome të kolegut Kliti Hoti, gjatë protestës në kryeqytet. Opozita e cilësoi ngjarjen si tentativë vrasjeje, e urdhëruar, sipas tyre, nga Edi Rama, dhe paralajmëroi reagim. Sali Berisha, shoqëruar nga deputetët e tjerë të opozitës, vizituan te Spitali i Traumës Kliti Hotin, i cili u qëllua me plumb gome në shpatull nga efektivët e policisë.