Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me protestën e 184-t kombëtare dhe përplasjet e regjistruara mes qytetarëve dhe Policisë.

Ai ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një hap të nevojshëm për rikthimin e qetësisë dhe normalitetit në vend. Salianji ka dënuar përdorimin e gazit, armëve dhe autobotëve të ujit nga policia, duke e konsideruar të papranueshme dhunën ndaj qytetarëve, deputetëve dhe gazetarëve.

Sipas tij, Shqipëria ka nevojë për një zgjidhje politike dhe përgjegjësi institucionale, jo për represion apo përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit.

Në reagimin e tij, ish-deputeti thekson se vendi nuk mund të mbahet peng i interesave të kryeministrit dhe një grupi të ngushtë njerëzish

Postimi i ish-deputetit të PD-së Ervin Salianji:

Shqipëria nuk mund të tërhiqet më zvarrë! Edi Rama duhet të japë dorëheqjen për ti dhënë vendit mundësinë të rikthejë qetësinë, normalitetin dhe besimin te institucionet.

Pamjet ku pushteti mbrohet me dhunë policore, armë, gaz dhe autobotë janë të papranueshme në një vend që aspiron të jetë pjesë e Europës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ervin Salianji (@ervinsalianji)

Dhuna ndaj qytetarëve, deputetëve dhe përfaqësuesve të medias është një tregues alarmant i mënyrës se si ushtrohet pushteti, me forcë për të mbrojtur pushtetin dhe interesat pasurore të një klike të ngushtë.

Shqipëria ka nevojë për zgjidhje, jo për përshkallëzim të konfliktit. Ka nevojë për përgjegjësi politike, jo për represion.

Qytetarët po bëjnë gjithçka për një Shqipëri europiane.

Shqipëria nuk mund të mbahet peng per interesat e Edi Ramës dhe një grushti njerëzish!

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: