Barcelona, e frymëzuar nga Lamine Yamal, regjistroi fitoren e gjashtë radhazi në La Liga, pasi mposhti me rezultatin e thellë 5-1 Deportivo La Korunjën në transfertë, në stadiumin “Abanca-Riazor”.
Në këtë sukses spikati Rafinja, i cili realizoi një tregolësh, në një ndeshje ku katalanasit dominuan përballë një kundërshtari që rezistoi me këmbëngulje.
Yamal shënoi golin e parë si dhe Dani Olmo të dytin.
Kjo fitore bën që Barcelona të shkojë në përballjen potencialisht vendimtare për sezonin ndaj Atletico Madridit, që do të luhet të mërkurën, me një avantazh prej pesë pikësh ndaj madrilenëve.
Ndërkohë, Deportivo La Korunja ka regjistruar vetëm një fitore në 10 ndeshjet e fundit të kampionatit (4 barazime dhe 5 humbje), duke mbetur në vendin e 13-të të renditjes, përpara ndeshjeve të fundit të kësaj jave.
Për sa i përket diferencës ndaj Realit ajo tani është thelluar në 6 pikë.
© SYRI.net
Kosova fiton ‘Kupën Miqësia’, aktiviteti në Shkodër bashkoi katër skuadra veteranësh
Premier League/ Evertoni dhe Liverpooli ndajnë pikët në derbi
Vërshëllima në ‘Bernabeu’, Vinicius në shënjestër të tifozëve: Mourinho përballet me një dilemë të madheBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: