Sipas të dhënave të kësaj qendre, në orët e mbrëmjes raportohet për vështirësi në qarkullim në rrugën Gjakovë-Qafa e Prushit për shkak të reshjeve të borës. Megjithatë, kjo rrugë është e kalueshme për automjete.

Gjendje e njëjtë vazhdon të mbetet edhe në rrugët Prishtinë-Mutivodë dhe Podujevë-Merdare, në të cilat qarkullimi për automjete është vështirësuar nga orët e hershme të ditës.

Ndryshe, në të gjitha rrugët që shpien drejt pikave të kalimeve kufitare nuk ka akull, prani të mjegullës apo rrëshqitje dheu.

Fluksi në të gjitha pikat e kalimeve kufitare mbetet i qetë dhe nuk ka pritje në radhë të qytetarëve me automjete./KP