29 nëntori e gjeti Mauzoleumin e Dëshmorëve në Durrës ende në rikonstruksion, por ceremonia e rastit nuk mungoi. Familjarë të dëshmorëve të luftës dhe të efektivëve të rënë në krye të detyrës, së bashku me drejtues të Prefekturës, pushtetit vendor dhe deputetë, zhvilluan homazhe simbolike në nderim të atyre që dhanë jetën për atdheun. Mes familjarëve ishte edhe 80-vjeçarja Dila Lasku, e ardhur nga Maminasi për të kujtuar të birin, Arben Laskun, 26-vjeçarin që dha jetën në krye të detyrës gjatë trazirave të vitit 1997.