Roma nuk e llogarit Monza-n. Soule shënon gol spektakolar. Shqetëson Malen (video)

29 Nëntor 2026
19:55
Telesport
back button

Roma e Gian Piero Gasperini ka marrë fitoren e pestë rresht në Serie A, pasi mundi 4-0 Monza-n në “Olimpico”, në sfidën e vlefshme për javën e 13-të.

Verdhekuqtë kaluan në avantazh që në minutën e 12-të me golashënuesin më të mirë të këtij sezoni në Serie A, Donyell Malen, pas asistit të Matias Soule.

Më pas ishte argjentinasi, Soule, që shënoi një dopietë brenda pjesës së parë. Fillimisht, Soule dyfishoi shifrat në minutën e 24-të, pas asistit të Malen. Në minutën e 36-të, Soule shënoi një gol spektakolar nga distanca me një goditje fantastike me të majtën.

Roma e mbyll pjesën e parë me shifrat 3-0, pro lajmi i keq për kryeqytetasit ishte dëmtimi i Donyell Malen, pikërisht tani që po përjetonte momentin më të mirë në karrierë. Në vijim pritet të mësohet sa kohë do të mungojë holandezi dhe nëse bëhet fjalë për ndonjë dëmtim serioz.

Në pjesën e dytë, Roma administron në mënyrën e duhur avantazhin e tre golave të pjesës së parë. Santiago Castro shënoi golin e katërt për vendasit në minutat shtesë. Roma fiton 4-0. Kryeqytetasit mbajnë vendin e dytë në renditje me 2 pikë më pak se rivali historik Lazio dhe një pikë më shumë se Inter i vendit të tretë.

SHIKOGOLAT

Lajme të tjera

Lajmet e fundit