Rekord historik në zgjedhjet në Spanjë, 68% e qytetarëve kanë votuar deri në orën 18:00 Mijëra qytetarë janë mbledhur këtë të diel në sheshin Kartal të Stambollit, në Turqi, për të protestuar kundër varfërisë, korrupsionit dhe luftërave.
Pavarësisht reshjeve të dendura të shiut, protestuesit iu bashkuan marshimit të organizuar me thirrjen e sindikatave të lidhura me Konfederatën e Sindikatave Revolucionare të Punëtorëve (DİSK), raportojnë mediat turke.
Në protestë morën pjesë përfaqësues të më shumë se 130 organizatave të punëtorëve dhe profesioneve, shoqatave të pensionistëve, organizatave të grave dhe të rinjve, si dhe përfaqësues të partive politike, shkrimtarë dhe artistë.
Pjesëmarrësit mbanin pankarta me mesazhe kundër krizës ekonomike, abuzimeve financiare dhe kufizimit të lirisë së medias. Ndër sloganet e protestës ishin: “Kush e krijoi krizën, ta paguajë faturën”, “Jo censurës, liri për lajmin” dhe “Nuk lejojmë vjedhjen e fondeve dhe grabitjen përmes taksave”.
Në tubim morën pjesë edhe disa parti politike, mes tyre Partia e Re, DEM, TİP, EMEP, Sol Parti dhe TKP.
Në disa prej pankartat kërkohej gjithashtu një pagë minimale prej të paktën 85 mijë lirash turke dhe një ditë pune gjashtë orëshe.
Hava pek güzel değil, kabul.
Ama o kadar kalabalığız ki ısındık.Kimi birbirini ilk kez gören, bu şehri ve ülkeyi inşa eden, İstanbul’un farklı ilçelerinden gelen binlerce emekçi aynı mücadelede yan yana. Hep birlikte kazanacağız. https://t.co/uaDB5mAnzi
— Türkiye İşçi Partisi – İstanbul (@TipIstanbull) November 29, 2026

İstanbul’un dört bir yanından yola çıktık, Kartal’da buluştuk!
İşçiler, emekliler, gençler, geçinmek için mücadele eden binlerce insan bugün burada.
Hepimizin derdi ortak, talebi ortak. Emeğimiz, hakkımız ve insanca bir yaşam için bir aradayız! https://t.co/SQv3zYZWdT
— Türkiye İşçi Partisi – İstanbul (@TipIstanbull) November 29, 2026
Top Channel