E diel, 29 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Ekonomi

Miliona lekë nga rivlerësimi, po normalizohet tregu apo është rritur vlera e pronës?

Fushata e rivlerësimit e nisur në muajin shkurt të këtij viti, ka shënuar rreth 28 mijë aplikime deri në fund të muajit tetor dhe miliona euro para në buxhet.

Reinaldo Pipiria Kreu i Shoqatës së Agjentëve Imobiliar është i mendimit se arkëtimet kanë arritur një shifër rekord, krahasuar dhe me fushatat e tjera të rivlerësimit dhe ky fakt tregon se është rritur vlera e pronës.

“Duke parë numrin e aplikimeve, si dhe shumën që është arkëtuar rreth 80 mln euro ne kuptojmë që sot po vlerësohen pronat me vlerë mesatare prej 65 mijë euro. Në fushatat e tjera kjo vlerë ka qenë në nivelet 40-45 mije euro. Vlera e pronave është rritur ndjeshëm. Kështu mund t’i lexojmë shifrat e fushatës së rivlerësimit. Por paralelisht mund të jetë edhe një element tjetër, që lidhet me formalizimin e tregu, ku individët mund t’i kenë blerë më lirë në fillim objektet dhe tashmë po e sjellin pronën në vlerën e tregut. E gjithë fushata e rivlerësimit në vetvete është një korrigjim i çmimeve të referencës në vend“- tha Pipiria në Vizion Plus.

Nismën më të fundit që vjen nga radhët e mazhorancës, për shtyrjen me një vit të fushës së rivlerësimit të pronave deri në dhjetor 2027, operatorët e tregut e vlerësojnë si lajm pozitiv.

Reklamë

“Ka disa arsye pse po kërkohet të shtyhet edhe me një vit kjo fushatë rivlerësimi. Së pari në vitin 2028 është njoftuar se do të hyjë në fuqi taksa e pronës. Kjo taksë do bazohet në vlerën e pronës ndaj sa më shumë rivlerësime, aq më reale do të jetë taksa. Së dyti në fillim të 2027 nis zbatimin një program i ri strehimi, ku qytetarët do të mbështet me kredi të butë dhe do të subvencionohen edhe për qiratë. Fushata ndikon për më shumë çlirim të ofertës në treg. Ndërkohë ka një potencial të madh të pronave banesave që mund të rivlerësohen, bazuar edhe në të dhënat e censusit. Janë këto disa arsye, që e shtyjnë qeverinë të kërkojë një vit kohë për rivlerësimin”-tha Pipiria.

Olsi Komini një deputet nga radhët e PS ka depozituar në Kuvend nisëm për t’u dhënë shqiptarëve edhe një vit kohë për të rivlerësuar pronën me një normë tatimore 5%. Nga ky procesi i rivlerësimi i përkohshëm, qytetarët kursejnë para, pasi norma e standarde të tatimit është 15%.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.