Agron Shehaj thotë se 34-vjeçari Briken Tuci, i cili u plagos pas koke gjatë protestës së 28 nëntorit, vijon të mbetet në gjendje të rëndë. Kreu i partisë ”Mundësia” thotë se ka folur me familjarët e 34-vjeçarit, të cilët i kanë konfirmuar gjendjen e rënduar të të afërmit të tyre.
“Unë sapo fola me familjarët e tij. Ata më tha se gjendja e Brikenit është e rëndë. Familjarët më shprehën shqetësimin e tyre për gjendjen reale shëndetësore të të afërmit të tyre”, shprehet Shehaj në një postim në rrjetet sociale.
Shehaj tregone dhe se ka nisur përpjekjet që ai të ekzaminohet me urgjencë nga një mjek nga jashtë vendit.
“Pas dhunës që pamë këto ditë, e kuptoj frikën e tyre se pushteti është i gatshëm të mbulojë çfarë ka ndodhur. Ndërkohë, përparësi ka shëndeti i Brikenit. Po bëjmë të mundur që ai të ekzaminohet urgjentisht nga një mjek nga jashtë vendit”, thekson Shehaj.
Postimi i plotë
Taulant Balla ka thënë se nuk është e vërtetë që një protestues është në koma. Për herë të parë, uroj që ai të ketë të drejtë dhe që jeta e protestuesit Briken Tuci të mos jetë në rrezik, sepse unë sapo fola me familjarët e tij. Ata më tha se gjendja e Brikenit është e rëndë.
Familjarët më shprehën shqetësimin e tyre për gjendjen reale shëndetësore të të afërmit të tyre. Pas dhunës që pamë këto ditë, e kuptoj frikën e tyre se pushteti është i gatshëm të mbulojë çfarë ka ndodhur.
Ndërkohë, përparësi ka shëndeti i Brikenit. Po bëjmë të mundur që ai të ekzaminohet urgjentisht nga një mjek nga jashtë vendit.
Një protestues është në koma dhe në rrezik për jetën? Taulant Balla tregon sesi qëndron e vërteta