Miliona qytetarë spanjollë po votojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat mund të shënojnë fundin e tetë viteve të qeverisjes së socialistëve.
Të dhënat paraprake tregojnë një pjesëmarrje rekord, me mbi 68% të votuesve që kanë hedhur votën deri në orën 18:00, sipas orës lokale.
Zgjedhjet mund t’i japin fitoren Partisë Popullore, të drejtuar nga Alberto Núñez Feijóo. Ndërkohë, partia e ekstremit të djathtë Vox nuk e ka përjashtuar mundësinë e mbështetjes së një koalicioni me të, sipas BBC.
Kryeministri në detyrë, Pedro Sánchez, shpalli zgjedhjet pasi qeveria e tij nuk arriti të ndryshojë ligjet për strehimin.
Në qendër të debatit publik është edhe dëbimi nga banesa i një 87-vjeçareje në Madrid, ngjarje që nxiti protesta në mbarë vendin.
Strehimi mbetet një nga çështjet kryesore të fushatës, krahas kostos së lartë të jetesës, korrupsionit dhe emigracionit.
Qendrat e votimit në Spanjën kontinentale mbyllen në orën 20:00, sipas orës lokale, ndërsa rezultatet e para pritet të publikohen rreth një orë më vonë.