Aktualitet

Protestuesi Briken Tuci në gjendje të rëndë, mjekët: Do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

Briken Tuci, i cili mbeti i plagosur një ditë më parë gjatë protestës së 28 Nëntorit, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ai është i shtruar në shërbimin e Neurokirurgjisë në Spitalin e Traumës dhe pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale. Mjekët e Spitalit të Traumës kanë dhënë informacion mbi gjendjen shëndetësore të pacientit.

“Ka indikacion për operacion. Jemi duke e mbajtur në monitorim. Parametrat i ka në normë. Jemi larg intubimit”, tha dr. Ardit Kuqi, mjek reanimator.

Gjatë protestës së 28 Nëntorit, 50 persona të lënduar u paraqitën në spital. Mes tyre ishte edhe Briken Tuci. Ndërkohë, të lënduar mbetën edhe 6 përfaqësues të medias, kalimtarë, si dhe efektivë policie.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.