Protestuesi i plagosur gjatë tubimit të 28 nëntorit vijon të jetë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës.
Ai ka pësuar traumë në kokë dhe aktualisht po trajtohet në repartin e terapisë intensive.
Sipas përditësimit të dhënë nga mjeku i Spitalit të Traumës, pacienti paraqet indikacion për ndërhyrje kirurgjikale. Ai është i përgjumur, por reagon ndaj stimulit verbal.
Mjeku i Traumës: Në vijim të interesit qytetar për pacientin që po ndiqet tek Spitali i Traumës, ditën e djeshme ju informoj si në vijim. Pacienti me traumë koke ndodhet në terapi intensive nën kujdesin konstant të stafit mjekësor.
Aktualisht paraqitet indikacion për operacion.
Po ndiqet në zbatim të protokolleve mjekësore dhe nën monitorim të vazhdueshëm të parametrave vitalë. Pacienti qëndron i përgjumur, por reagon ndaj stimulit verbal












