Skiatorja shqiptare Lara Colturi rikthehet në podium në garat e Kupës së Botës në ski. Në garën e sllallomit zhvilluar të dielën në mbrëmje në pistën e Killingham (USA), ajo u rendit në vendin e dytë.
Kështu, pas një triumfi në Gurgl dhe dy vendeve të dyta në Soelden e Levi, vjen një tjetër vend i dytë në pistën amerikane. Një revansh për Colturi pas vendit të dhjetë arritur dje në sllallomin gjigand.
Pas zbritjes së parë, Colturi dha kohën 50”77, duke qenë 27 të dhjetat pas amerikanes Mikaela Shiffrin. Ndërsa në zbritjen e dytë, ajo dha kohën 50”25. Kështu, me kohën e përgjithshme 1’41”02, ajo u rendit e dyta.
Colturi u rendit vetëm 9 të qindtat pas zviceranes Camille Rast, që fitoi garën e sotme. Skiatorja 20-vjecare shqiptare bëri një paraqitje të shkëlqyer në këtë garë, duke treguar edhe një herë formën e saj të mirë në këtë fillimsezon.







