Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka reaguar pas plagosjes me plumb gome të deputetit demokrat Kliti Hoti gjatë protestës së 29 nëntorit në Tiranë.
Në një postim në rrjetet sociale, Bylykbashi e cilëson ngjarjen si vrasje të mbetur në tentativë, duke theksuar se Hoti u qëllua nga vetëm 10 metra, ndërsa ishte në krye të detyrës dhe në mbështetje të protestuesve.
Deputeti demokrat paralajmëron se përgjegjësit do të ndëshkohen jo vetëm për plagosjen e Kliti Hotit, por edhe për dhunën e ushtruar ndaj qytetarëve gjatë protestave.
Postimi i plotë:
Goditja në krye të detyrës duke mbrojtur protestuesit, nga vetëm 10 metra me plumb gome e deputetit te Republikës dhe përfaqësuesit të zgjedhur të popullit, z.Kliti Hoti, është vrasje e mbetur në tentativë dhe do të ndëshkohet. Këta kriminelë do të ndëshkohen edhe për goditjen e çdo protestuesi!
© SYRI.net
‘Mijëra shqiptarë në rrugë’/ Reuters: Protestat antiqeveritare tronditin Tiranën, policia përdor gaz lotsjellës, ujë dhe plumba...
‘Kurthe të turpshme, si të sigurimit të shtetit!’/ Berisha: Lironi urgjent aktivisten Fatma Paja!
‘Kriminel të poshtër si këta’/ Berisha nxjerr VIDEO-n: Nëse s’iu kanë dhënë urdhër, pse u japin armë në mes të turmës