InsajderiInsajderi
Insporti

Kabayel me deklaratë shokuese ndaj Hysës: Kishte ardhur vetëm për dy raunde, i pafuqishëm

Insajderi
29 November 2026 - 21:00
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Facebook Shpërndaje në XShpërndaje në X Kopjo lidhjenKopjo lidhjen
Kabayel me deklaratë shokuese ndaj Hysës: Kishte ardhur vetëm për dy raunde, i pafuqishëm
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Boksieri Agit Kabayel ka kritikuar paraqitjen e Nelson Hysës, duke deklaruar se boksieri shqiptar nuk kishte fuqi dhe që as s’i ndjeu goditjet e tij.

Hysa e dorëzoi peshqirin pas vetëm dy raundeve si pasojë e një lëndimi në dorë, kësisoj Kabayel e mbrojti epitetin e kampionit të botës.

Në një intervistë për “Yavuz Fightunterz”, boksieri nga Kurdistani që përfaqëson Gjermaninë tha se kurrë nuk kishte parë një boksier më të papërgatitur.

“Nuk e di as çka ndodhi… jam përgatitur që 14 javë për të luftuar. Ai thjesht luftoi dhe u ndalë. Nuk më kishte ndodhur kurrë një gjë e tillë në jetën time. Nuk ishte as taktikë”.

“Ishte sikur të thoshte “Kam ardhur të luftoj për dy-tri raunde”. Isha i gatshëm për një luftë të vërtetë, por ai nuk ma dha këtë luftë. Tani, jam i fokusuar në sfidën e radhës”.

Ai shtoi se Hysa nuk kishte asnjë pikë fuqie dhe që nuk e ndjeu fare goditjen e tij.

“Njerëzit do të flasin për këtë. Po dëgjoja në një vend që thoshin “Hysa do ta mposhtë Agin” dhe komentet po vazhdonin pa ndalur. Kur i sheh, thua nuk dua të lexoj më komente. Ato të ndikojnë në kokë dhe nuk e realizon se me çfarë niveli po të krahasojnë. Prandaj, tani duhet nivelet e larta”.

“Hysa? Nuk kishte fuqi. Zero. Zero. Sinqerisht, edhe Knieba godiste më fortë. Si boksier nuk ishte as afër meje. Më kapi vetëm një herë me një goditje. Nuk ndjeva asgjë. Ishte sikur… godet dhe pastaj ndalet, mendoja “Çka është kjo?”.

Në të njëjtën kohë, ai i shpalli luftë emrave të mëdhenj si Daniel Dubois dhe Parker, si dhe fituesit të meçit Fury – Joshua./Telegrafi/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

FacebookFacebook InstagramInstagram

Impressum

Kontakt

Trademark