Spahia: Deputeti Hoti iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale, ja si është gjendja e tij

29 Nëntor 2026 | 21:15

I ftuar në një lidhje live në “Review” me Greta Topjanën, deputeti i PD-së, Bardh Spahia, foli për plagosjen me plumb gome të kolegut të tij, Kliti Hoti, gjatë protestës së kësaj të diele.

Sipas Spahisë, deputeti Hoti i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për pastrimin e plagës dhe heqjen e trupave të huaj të shkaktuar nga goditja. Ai bëri me dije se gjendja shëndetësore e Hotit është aktualisht e qëndrueshme, ndërsa tha se deputeti vijon të jetë nën mbikëqyrjen e mjekëve për shkak të dëmtimit të pësuar.

“Deputeti Hoti vazhdon të jetë te Spitali i Traumës. Gjendja e tij ka qenë serioze. Pas ekzaminimeve të ndryshme, përfshirë skanerin dhe ekografinë, i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për të pastruar plagën dhe për të konfirmuar heqjen e trupave të huaj nga goditja. Tani është nën mbikëqyrjen e mjekëve. Situata duket stabile, por vazhdon të jetë e nevojshme mbikëqyrja mjekësore, pasi goditja ka qenë shumë e rëndë dhe serioze, duke rrezikuar jo vetëm shëndetin, por edhe jetën e deputetit Hoti. Goditja e deputetit duhet të bënte që të reflektonin thellësisht qeveria shqiptare, Edi Rama, ministri i Brendshëm dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë, si përgjegjës direktë për ushtrimin e dhunës ndaj qytetarëve dhe, në rastin konkret, ndaj përfaqësuesve të opozitës. Efektivët veprojnë me urdhra politikë. Përdorimi i mjeteve luftarake dhe armëve të zjarrit ndaj protestuesve, e veçanërisht ndaj përfaqësuesve të Parlamentit, është një akt kriminal, i cili kërkon përgjegjësi të thella. Ai polic duhej jo vetëm të pezullohej, por të shkarkohej urgjentisht dhe të ndiqej penalisht. Ky reagim, jashtë çdo lloj proporcionaliteti, ka ditë që vazhdon ndaj protestuesve dhe konfirmon faktin se është me urdhër politik, duke arritur deri te goditja e një deputeti dhe rrezikimi i jetës së tij”, tha Bardh Spahia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbyllet protesta e 29 nëntorit, plagoset me plumb gome deputeti, disa persona të lënduar

Protesta e zhvilluar këtë të diel, më 29 nëntor, në Tiranë, u mbyll rreth orës 20:00 të mbrëmjes, pas disa orësh tubim dhe përplasjesh mes...
20:37 | 29/11/2026

Një protestues në terapi intensive pas goditjes në protestën e datës 28, mjeku: Ka traumë në kokë

Briken Tuçi, i cili mbeti i lënduar gjatë protestës së 28 nëntorit, ndodhet në terapi intensive në Spitalin Universitar të Traumës, ku po mbahet nën...
18:13 | 29/11/2026

Policia marshon në Parkun Rinia dhe rrugët pranë bulevardit, shoqërohet një i ri

Rreth orës 18:00, efektivët e Policisë kanë ndërmarrë një inkursion dhe marshim brenda Parkut Rinia dhe në rrugët pranë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Në ambientet...
17:59 | 29/11/2026