‘Kriminel të poshtër si këta’/ Berisha nxjerr VIDEO-n: Nëse s’iu kanë dhënë urdhër, pse u japin armë në mes të turmës

‘Kriminel të poshtër si këta’/ Berisha nxjerr VIDEO-n: Nëse s’iu kanë dhënë urdhër, pse u japin armë në mes të turmës

20:10, 29/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar sërish pas sulmeve të policisë me plumba ndaj protestuesve.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, të shoqëruara dhe me pamje video, Berisha i cilëson policët që gjuajnë me plumba gome ndaj protestuesve në distancë tejet në afërt, si kriminelë dhe fytyra e regjimit të Edi Ramës.

‘Nëse nuk ju kanë dhënë urdhër pse ju japin armën në mes të turmës? – pyet Berisha teksa përgënjeshtron Policinë e Shtetit se nuk ka urdhëruar të gjuajnë me plumba gome ndaj qytetarëve protestues.

‘Shikoni kriminel të poshtër si këta! Fytyra e regjimit të Edvin Kristaq Xhelatit! Nëse nuk ju kanë dhënë urdhër pse ju japin armën në mes të turmës?, shkruan kryedemokrati Sali Berisha.

Në protestën e kësaj të diele, 29 nëntor për shkak të plumbave të gomës të përdorur nga ana e Policisë, mbeti i plagosur në shpinë deputeti i PD, Kliti Hoti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco