Top News- Netanyahu mbledh kabinetin e sigurisë për Gazën, në tryezë plani me 20 pika i Trump
29/11/2026 21:51

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, do të mbledhë mbrëmjen e kësaj të diele kabinetin e sigurisë për të diskutuar zbatimin e planit me 20 pika të presidentit amerikan, Donald Trump, për të ardhmen e Rripit të Gazës. Sipas medias izraelite Ynet, kabineti pritet të miratojë vendosjen e Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF) në Gaza, si dhe dërgimin e rreth 4 mijë palestinezëve në Egjipt, ku do të trajnohen për t'u bërë pjesë e forcave të reja policore. Ky proces kërkon paraprakisht miratimin e shërbimit izraelit të sigurisë së brendshme, Shin Bet. Ministrat pritet të shqyrtojnë gjithashtu lejimin e hyrjes në territorin palestinez të materialeve dhe pajisjeve të nevojshme për projektet humanitare dhe infrastrukturore. Sipas televizionit izraelit Channel 12, masat në fjalë lidhen me marrëveshjet e arritura gjatë një bisede telefonike mes Netanyahut dhe Jared Kushner, dhëndrit dhe të dërguarit të presidentit amerikan. Ndër projektet e parashikuara është ndërtimi i banesave të përkohshme në Rafah, në jug të Rripit të Gazës, me financim nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Plani përfshin gjithashtu nisjen e punës së Komitetit Kombëtar për Administrimin e Gazës, një strukturë e përbërë nga teknokratë palestinezë, e cila synon të marrë përsipër drejtimin e territorit në vend të Hamasit. Mbledhja e kabinetit izraelit zhvillohet një ditë përpara se i dërguari i Këshillit të Paqes, Nikollaj Mlladenov, të raportojë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Top News- Netanyahu mbledh kabinetin e sigurisë për Gazën, në tryezë plani me 20 pika i Trump
29/11 21:51
Top Channel/ Gurë e plumba gome në ditën e Çlirimit, tension mes protestuesve dhe policisë në Tiranë
29/11 20:30
Top News- Protestë dhe në ditën e Çlirimit! Përleshje me policinë, qëllohet me plumb gome deputeti
29/11 20:00
Top Channel/ Zgjedhje në Spanjë, Sanchez pet disfatë, ekstremi i djathtë në pushtet pas 51 vitesh
29/11 19:59
Top Channel/Gjyqi më i famshëm i shqiptarëve, sot seanca për emigrantët që vodhën shtëpinë e princit
29/11 19:57
Top Channel/ Homazhet në Durrës, 80-vjeçarja kujton të birin e vrarë në 97: U largova pa…
29/11 19:52
Top Channel/ Protestuesi në gjendje të rëndë, mjekët: Do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale
29/11 19:48
Top Channel/ Nis hetimi ndaj efektivit që goditi deputetin, ministri i Brendshëm: Askush mbi ligjin
29/11 19:45
Top Channel/“U godit me urdhër të Ramës”, Berisha dënon sulmin ndaj deputetit, e vizitojnë te Trauma
29/11 19:42
Top Channel/ Qëllohet me plumb gome Kliti Hoti i PD dhe përfundon në spital, pezullohet polici
29/11 19:39
Top News – Berisha shpërthen pas plagosjes së Kliti Hotit, çfarë po paralajmëron kreu i PD
29/11 19:25
Top Channel/ Një vit pa Shpat Kasapin, në Tetovë u organizua mbrëmje përkujtimore për artistin
29/11 19:18
Top News- Protestuesi godet dhe hedh në tokë policin, i kërcen nga pas në mes të sheshit
29/11 19:17
Top Channel/ Protestuesit rikthehen në bulevard, hedhin “breshëri” molotovësh drejt policisë
29/11 19:07
Top Channel/ Tensionet te bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, policia shoqëron dy protestues
29/11 18:39
Top Channel/ Protestuesi godet në befasi efektivin pas shpine, e rrëzon në tokë dhe largohet
29/11 18:27
Top News – Pezullohet polici që qëlloi deputetin! Ministri Demo: Askush nuk është mbi ligjin
29/11 18:17
Top News – ‘Rrezikojmë të rrëzohemi…’ / Banorët e Prishtinës të frikësuar, rrugët të papastruara
29/11 17:59
Top News-Protestuesi pret shtyllën me gur fleksibël,policia rrethon turmën, përplasje në pak sekonda
29/11 17:47
Top Channel/ Policët tërheqin zvarrë një protestues gjatë shoqërimit
29/11 17:37