E diel, 29 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Plagosja e deputetit Kliti Hoti me plumb gome, reagon Niko Peleshi: Kërkoj hetim të shpejtë dhe transparent

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ka reaguar pas lëndimit të deputetit Kliti Hoti gjatë protestës së zhvilluar sot në Tiranë, duke i uruar shërim të shpejtë dhe duke shprehur solidaritetin e tij me deputetin dhe familjen.

Deklaratë e Kryetarit të Kuvendit

Me keqardhje dhe shqetësim mësova për lëndimin e deputetit Kliti Hoti gjatë protestës së sotme në Tiranë. I uroj shërim të shpejtë dhe i shpreh solidaritetin tim të plotë, atij dhe familjes së tij.

Kërkoj nga organet kompetente, një hetim të shpejtë, të paanshëm dhe transparent për rrethanat e këtij incidenti dhe të çdo lëndimi tjetër të sotëm. Nëse ka pasur shkelje, përgjegjësia duhet vendosur sipas ligjit, kushdo qoftë ai që i ka kryer.

E drejta e protestës paqësore është e garantuar nga Kushtetuta dhe duhet respektuar. Po ashtu, asnjë formë dhune nuk mund të justifikohet.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.