Një aksident me pasojë vdekjen e një 55-vjeçari është regjistruar në fshatin Perondi, në bashkinë Kuçovë. Viktima, Andrea Buçka, po lëvizte me biçikletë në rrugën e fshatit, kur është përplasur nga një automjet.
Si pasojë e përplasjes, 55-vjeçari ka marrë plagë të shumta dhe është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Beratit, por nuk ka mundur t'u mbijetojë plagëve. Ai ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur në ambientet e spitalit.
Andrea Buçka, banues në fshatin Perondi, është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal të Beratit. Ndërkohë, grupi hetimor ka kryer veprimet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e automjetit. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici, ndërsa hetimet vijojnë për përcaktimin e plotë të përgjegjësive.
Berat/ Informacion paraprak
Rreth orës 20:45 në fshatin Perondi, shtetasi Sh. D., 20 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar shtetasin A. B., 55 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë. Si pasojë e aksidentit, 55-vjeçari ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
© SYRI.net