Roma iu afrua në vetëm dy pikë Lacios kryesuese në Serinë A, pas një fitoreje bindëse 4-0 ndaj Monzës.
Me këtë sukses, verdhekuqtë e zgjeruan serinë e tyre mbresëlënëse pa humbje në kampionat, duke regjistruar 10 fitore dhe 3 barazime në 13 ndeshjet e para të sezonit.
Malen fillimisht zhbllokoi sfidën në minutën e 12-të, ndërkohë që Soule realizoi dopietë në minutat 24 dhe 36, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me shifrat 3 me 0.
Në startin e pjesës së dytë, Malen u zëvendësua nga Kastro, për shkak të një dëmtimi, teksa ishte ky i fundit që kompletoi “pokerin” në minutën e 91-të.
Nga ana tjetër, Monza vazhdon të vuajë në transfertë, pasi pësoi humbjen e 18-të në 22 ndeshjet e fundit jashtë fushe në elitën e futbollit italian, ku ka regjistruar gjithashtu vetëm një fitore dhe tre barazime.
© SYRI.net
Presidenti i Vllaznisë i uron shërim të shpejtë deputetit Kliti Hoti/ Alban Xhaferi: Jemi pranë teje!
Rezultatet dhe renditja e Superiores/ Mbyllet java e 13-të, fitojnë Egnatia, Teuta, Tirana dhe Partizani
Dopjetë e Arbër Hoxhës, futbollisti i Kombëtares shqiptare bën bomberin te Dinamo e ZagrebitBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: