Monica Bellucci zbulon sekretin e saj për të qëndruar në formë: Nuk heq dorë nga makaronat, ëmbëlsirat dhe vera Këngëtarët Hysni Alushi dhe Enkelejda Arifi ishin të ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, ku ndanë me moderatoren Erjona Rusi histori personale dhe kujtime që lidhen me familjen, muzikën dhe rrënjët çame.
Një nga momentet më prekëse ishte rrëfimi i Hysni Alushit për të atin, të cilit i kishte mbetur peng që nuk arriti të rikthehej më në vendlindjen e tij, në Çamëri.
Këngëtari kujtoi fjalët e të atit: “Mos ta kem një këmbë e një dorë, vetëm ta shoh Çamërinë. Gjë që nuk e realizoi dot. Mua më ka shtyrë që të jem besnik i asaj treve. T’i këndoj me shpirt”.
Ndërkaq, Enkelejda Arifi u emocionua teksa solli në kujtesë historitë që kishte dëgjuar nga gjyshja për vuajtjet dhe vështirësitë e familjes. Ajo tregoi edhe një nga episodet më të rënda të rrëfyera prej saj, teksa gjyshja asokohe ishte fëmijë: “Mësuesja e cila nuk ishte shqiptare, i ka prerë gërshetat. Ishte dhunim”.
Këngëtarja zbuloi gjithashtu se familjarët e saj kishin tentuar të riktheheshin në Çamëri, por ishin kthyer mbrapsht. “I kthenin mbrapsht, ishte një eksod i ri, një masakër e dytë”, tregoi ajo.
Top Channel