Një vit pa Shpat Kasapin dhe lotët nuk janë tharë ende në sytë e familjarëve, të afërmve dhe miqve të këngëtarit, që u shua në moshën 40-vjeçare. Të përlotur, e ëma, bashkëshortja, të afërm dhe shumë miq të këngëtarit të ndjerë e përkujtuan atë në një mbrëmje kushtuar jetës dhe veprës artistike që la pas. Me zërin e dridhur, familjarët kujtuan mes dhimbjes këngëtarin, talentin e tij, por mbi të gjitha njeriun që ai ishte.