Manchester City ‘tërbohet’ me arbitrin pas barazimit me Arsenalin: Jemi shumë të zhgënjyer, duam shpjegime Como i jep një goditje të fortë Juventus në ndeshjen e radhës në Serie A. Në Sinigaglia skuadra e drejtuar nga Cesc Fabregas iu imponua Zonjës së Vjetër duke e mundur me rezultatin 3-0.
Juventus e nisi ndeshjen shumë keq teksa që në minutën e 5 mbeti me 10 futbollistë për shkak të ndëshkimit me karton të kuq të Kolo Muani. Megjithatë, Zonja e Vjetër shpërdoroi një rast shumë të pastër shënimi të ndërtuar nga Cambiaso, por që u shpërdorua nga Woltemade. Rezultati u zhbllokua në minutën e 46 dhe ishte Como ai që shënoi me Nico Paz që ekzekutoi një goditje dënimi. Vicario e ktheu topin, por ai e kishte kaluar vijën fatale të portës dhe pjesa e parë u mbyll 1-0 për skuadrën e Cesc Fabregas.
Në pjesën e dytë, Como shënoi sërish këtë radhë nga Douvikas në minutën e 64, një gol që erdhi pas ekzekutimit të një goditje këndi dhe rezultati shkoi në 2-0. Kur kishin mbetur 10 minuta nga fundi i ndeshjes, Como ndëshkoi sërish Juventusin teksa shënoi golin e tretë, sërish me Douvikas duke shfrytëzuar një asisit të Nico Paz. Rezultati 3-0 për Comon ishte edhe ai përfundimar i kësaj sfide me skuadrën e Fabregas që shkon në 29 pikë në vendin e katërt, ndërsa Juventus mbetet me 21 pikë në vendin e 7.
Top Channel