Komo i ka dhënë një leksion Juventusit në javën e 13-të të Serisë A, duke e mposhtur me rezultatin 3-0.
Kartoni i kuq i Kolo Muani në minutën e 5-të, bëri që “Zonja e Vjetër” ta niste në mënyrën më të keqe të mundshme këtë duel, duke e vuajtur ndjeshëm inferioritetin numerik.
Golin e avantazhit Komo e gjeti në minutën e 45+1, me Niko Paz, që shënoi nga goditja e dënimit, ndërkohë që në fragmentin e dytë të sfidës, vendasit shënuan edhe dy herë të tjera me grekun Duvikas në minutat 63 dhe 80-të.
Kjo ishte fitorja e nëntë në 13 javë për Komon dhe e dyta radhazi, ndërsa për Juventusin ishte humbja e katërt.
Në duelin e radhës Komo do të luajë në transfertë ndaj Monzës ndërsa bardhezinjtë e Spaletit presin Udinezen në Torino.
GOLI I DYTË I DUVIKAS: VIDEO
GOLI I DUVIKAS: VIDEO
GOLI I NIKO PAZ: VIDEO
© SYRI.net
Presidenti i Vllaznisë i uron shërim të shpejtë deputetit Kliti Hoti/ Alban Xhaferi: Jemi pranë teje!
VIDEO/ Triumf me ‘poker’ në Serinë A, Roma e Gasperinit nuk i ndahet kryesuesve të Lacios
Rezultatet dhe renditja e Superiores/ Mbyllet java e 13-të, fitojnë Egnatia, Teuta, Tirana dhe PartizaniBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: