Bora vështirëson qarkullimin në rrugët drejt tri pikave kufitare
Reshjet e borës dhe ngricat kanë vështirësuar qarkullimin në disa rrugë të Kosovës.
Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit ka përditësuar të dhënat për gjendjen e rrugëve që çojnë drejt pikave të kalimit kufitar.
Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga kjo qendër, vështirësi në qarkullim ka në rrugët Podujevë–Merdarë, Gjakovë–Qafë e Prushit dhe Prishtinë–Mutivodë.
Në rrugët e tjera që çojnë drejt pikave kufitare raportohet për prani të borës, por nuk ka njoftime për akull, mjegull apo rrëshqitje të dheut.
















