Zgjedhjet në Spanjë, Sanchez pranon humbjen dhe uron për fitoren rivalin e së djathtës
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, ka pranuar humbjen në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të kësaj të diele, duke i hapur rrugën përfundimit të qeverisjes tetëvjeçare të socialistëve.
Sipas raportimit të Reuters, Partia Popullore (PP), e drejtuar nga Alberto Núñez Feijóo, ka fituar numrin më të madh të mandateve në parlament, ndërsa së bashku me partinë e ekstremit të djathtë Vox siguron shumicën parlamentare, sipas rezultateve paraprake.
Me 94% të votave të numëruara, Partia Popullore parashikohet të marrë 135 mandate, ndërsa Vox, e drejtuar nga Santiago Abascal, 52 mandate.
Të dyja partitë së bashku pritet të sigurojnë 187 mandate në parlamentin me 350 vende, 11 më shumë se minimumi i nevojshëm për shumicën absolute.
Zëdhënësi i Sánchez dhe burime nga Partia Popullore kanë konfirmuar se kryeministri socialist ka telefonuar Feijóon për ta uruar për fitoren.
Partia Popullore ka deklaruar në rrjetin social X se Alberto Núñez Feijóo do të jetë kryeministri i ardhshëm i Spanjës. Megjithatë, për sigurimin e shumicës parlamentare, konservatorëve do t’u nevojitet mbështetja e Vox.
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka uruar Feijóon dhe Abascalin, duke shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar në interes të dy vendeve.
Sánchez vendosi të shpallte zgjedhje të parakohshme pasi parlamenti rrëzoi dekretet e propozuara prej tij për përballimin e krizës së strehimit.
Partia Socialiste e Punëtorëve të Spanjës (PSOE) ka qeverisur vendin që prej vitit 2018, përmes koalicioneve të brishta të pakicës.
Sondazhet parashikojnë humbjen e socialistëve të Pedro Sanchez: E djathta spanjolle drejt pushtetit
Pjesëmarrje rekord në zgjedhjet në Spanjë, mediat: Sanchez rrezikon humbjen e pushtetit
Misioni i shpëtimit përfundon në tragjedi, rrëzohet helikopteri ushtarak në Peru! 8 viktima (VIDEO)
- 22:38 “Lëndimi i Kliti Hotit”, Bardhi i përgjigjet Peleshit: Dhuna shtetërore nuk mund të maskohet si incident
- 22:03 “Hetim i shpejtë i incidentit me deputetin Hoti”, Peleshi: Asnjë formë dhune nuk justifikohet
- 21:54 Juristja: Mund të krijohen edhe 100 parti të reja, por pa u ndryshuar Kodi Zgjedhor, rezultati do të jetë i njëjtë
- 21:24 “Kryeministri me jo më shumë se dy mandate dhe lista të hapura”, Sindikata e Universiteteve: 15 propozime për reformën zgjedhore
- 21:15 Spahia: Deputeti Hoti iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale, ja si është gjendja e tij
- 20:52 Sondazhet parashikojnë humbjen e socialistëve të Pedro Sanchez: E djathta spanjolle drejt pushtetit