Kremlini akuzon Europën pë pengesë në negociatat e paqes me Ukrainën: Po kërkon të vazhdojë luftën Kryeministri në detyrë i Spanjës dhe kreu i Partisë Socialiste (PSOE), Pedro Sánchez, ka telefonuar liderin e Partisë Popullore (PP), Alberto Núñez Feijóo, për ta uruar për fitoren në zgjedhjet parlamentare të zhvilluara këtë të diel, më 29 nëntor.
Sipas televizionit spanjoll Telecinco, që citon burime nga Partia Popullore, telefonata është zhvilluar pak pas orës 22:30, kur Sánchez ka përgëzuar rivalin e tij politik për rezultatin dhe ka njohur fitoren e PP-së në zgjedhje.
Burime nga Partia Popullore e kanë cilësuar atë si një telefonatë “mirësjelljeje”, një gjest që është vlerësuar nga kjo forcë politike.
Sánchez mësohet se e ka zhvilluar telefonatën nga selia e Partisë Socialiste në Ferraz, ku ishte zhvendosur së bashku me ekipin e tij për të ndjekur përfundimin e numërimit të votave, pasi fillimisht kishte ndjekur rezultatet nga Pallati Moncloa, selia e qeverisë spanjolle.
Në momentin e telefonatës, kur ishin numëruar afro 90% e votave, Partia Popullore kryesonte me 132 mandate dhe 32,46% të votave, e ndjekur nga Partia Socialiste me 117 mandate dhe 28,97%.
Partia e ekstremit të djathtë Vox renditej e treta me 52 mandate dhe 15,99% të votave, duke siguruar 19 vende më shumë se në zgjedhjet e vitit 2023.
Sipas rezultateve paraprake, PP dhe Vox siguronin së bashku 184 mandate, tetë më shumë se pragu i nevojshëm për shumicën absolute në Kongresin me 350 deputetë.
Ky rezultat i hap rrugën një ndryshimi të pushtetit në Spanjë, pas tetë vitesh qeverisjeje nën drejtimin e Pedro Sánchez.
Top Channel