Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 5 Nëntor 2026, 23:11 Europa League/ Juventus fiton në transfertën delikate ndaj Alkmaar, por vuan në fund Juventusi merr një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj AZ Alkmaar, duke triumfuar me rezultatin 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj dhe SPAK
  • Trenat Tiranë-Durrës
  • Skenari i PD-së
  • Ben Blush
  • Shtëpia e Bardhë
  • Opozita në Tiranë
  • Pilo dhe Mbappe
  • Integrimi në BE
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj dhe SPAK
  • Trenat Tiranë-Durrës
  • Skenari i PD-së
  • Ben Blush
  • Shtëpia e Bardhë
  • Opozita në Tiranë
  • Pilo dhe Mbappe
  • Integrimi në BE
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Si e skaliti Stefan Cvajg, portretistin e gjigandit Sigmund Frojd dhe fshikulluesi i një epoke të kalbur

Aktualitet E premte, 4 Shtator 2026 13:03
Si e skaliti Stefan Cvajg, portretistin e gjigandit Sigmund Frojd dhe fshikulluesi i një epoke të kalbur
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Albert Vataj
Kur Stefan Cvajg i kushtoi Freud-it një vepër të posaçme, ai nuk shkroi thjesht një biografi. Ai ngriti një monument shpirtëror, të gdhendur me fjalë që mbijetojnë përtej kohës, ku përshkruhet jo vetëm njeriu, por edhe epoka që e kundërshtoi dhe u trondit prej tij. Në duart e Cvajgut, Freud nuk mbetet vetëm babai i psikoanalizës, por kthehet në figurën e një Prometeu modern, që rrëmbeu zjarrin e pavetëdijes për t’ia dhënë njerëzimit, edhe pse ky zjarr dogji më parë tabutë dhe hipokrizitë e shekullit.
Cvajg e sheh Freud-in si simbol të qëndresës së mendimit:
“Masa e çdo force është qëndresa që ajo mposht”, shkruan ai, duke i njohur mjeshtrit të psikoanalizës jo vetëm forcën e ideve, por edhe guximin për të qëndruar i patundur përballë përbuzjes, akuzave, talljes dhe linçimit moral.

Në këtë luftë, Freud nuk u ndesh vetëm me rivalë shkencorë. Ai u përplas me një epokë që i frikësohej vetvetes, që kishte ngritur mure morali të rremë për të fshehur nën to ankthin, dëshirat dhe plagët e njeriut. Freud, me bisturinë e mendjes së tij, i çau këto perde dhe zbërtheu mekanizmat e nënvetëdijes. Dhe aty ku bota shihte turp, ai pa burimin e së vërtetës.
Cvajg, mjeshtër i penës dhe i intuitës historike, e dinte se gjigandët nuk lindin në qetësinë e kohëve të sigurta, por në stuhitë e përmbysjeve. Ai e quajti Freud-in “hero të shpirtit”, sepse guxoi të hynte në labirintet më të errëta të qenies njerëzore dhe të kthehej prej andej me një hartë, me një gjuhë të re, me një dritë për brezat që do të vinin.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në veprën e tij, Cvajg nuk u kufizua të zbërthente jetën e Freud-it. Ai e përdori këtë portret si pasqyrë për të fshikulluar një epokë të kalbur, të zhytur në shtirje e manipulim. Përmes figurës së psikoanalistit, ai denoncoi atë botë që skërmiste dhëmbët në emër të moralit, ndërkohë që mbronte me dëshpërim muret e rrënuara të një kështjelle hipokrizie.
Në këtë ndërthurje të rrëfimit dhe kritikës, të portretit dhe pamfletit, Cvajg dëshmon se arti i tij i madh nuk është vetëm të lartësojë njerëzit e shquar, por të shpalosë përmes tyre dramën dhe tragjedinë e një epoke. Siç shkruan ai në parathënien e veprës mbi Freud-in:
“Ky njeri, me qetësinë e tij stoike, me guximin e pashoq, është dëshmia më e gjallë se mendja njerëzore është më e fortë se çdo furtunë që e godet.”

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kështu, Freud dhe Cvajg nuk mbetën vetëm mësues e biograf, as thjesht mendimtar e shkrimtar. Ata u bënë dy figura që përballuan së bashku dhunën e një epoke që po shuhej, dhe që hapën shtigje për një botë të re. Njëri deshifroi kodet e shpirtit, tjetri i dha atyre kod një gjuhë që i tejkalon shekujt. Dhe sot, kur kthehemi tek ata, mësojmë jo vetëm historinë e një njeriu të madh, por edhe dramën e përhershme të njeriut që guxon të thotë të vërtetën.

Mund t'ju interesojë

Rama: Shqipëria po hyn në kilometrin e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian

Rama: Shqipëria po hyn në kilometrin e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimi...

Para 5 orësh
Klodiana Lala zbulon se nga SPAK ka hetim të ri për Erion Veliajn

Klodiana Lala zbulon se nga SPAK ka hetim të ri për Erion Veliajn

Para 5 orësh
KLP: Mandati i kryeprokurorit Çela përfundon më 5 dhjetor

KLP: Mandati i kryeprokurorit Çela përfundon më 5 dhjetor

Para 6 orësh

Etiketat e lidhura

albert vatajSigmund FrojdStefan Cvajg
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Europa League/ Juventus fiton në transfertën delikate ndaj Alkmaar, por vuan në fund
Para 4 orësh

Europa League/ Juventus fiton në transfertën delikate ndaj Alkmaar, por vuan në fund

Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mundet në Rumani
Para 4 orësh

Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mundet në Rumani

Kur nisin trenat Tiranë-Durrës? Ministri zbulon se kur do të udhëtojnë pasagjerët në linjën e re
Para 5 orësh

Kur nisin trenat Tiranë-Durrës? Ministri zbulon se kur do të udhëtojnë pasagjerët në linjën e re

Përplasje e ashpër në BBVK5, Anjeza shpërthen në lot pas pyetjeve të Nichit
Para 5 orësh

Përplasje e ashpër në BBVK5, Anjeza shpërthen në lot pas pyetjeve të Nichit

Më të lexuarat

1 Pas 150 ditësh protestë, studentët ndryshojnë strategjinë dhe marrin vendimin e fortë
4 Nëntor 2026, 18:23

Pas 150 ditësh protestë, studentët ndryshojnë strategjinë dhe marrin vendimin e fortë

2 Klodiana Lala zbulon se nga SPAK ka hetim të ri për Erion Veliajn
Para 5 orësh

Klodiana Lala zbulon se nga SPAK ka hetim të ri për Erion Veliajn

3 Kur nisin trenat Tiranë-Durrës? Ministri zbulon se kur do të udhëtojnë pasagjerët në linjën e re
Para 5 orësh

Kur nisin trenat Tiranë-Durrës? Ministri zbulon se kur do të udhëtojnë pasagjerët në linjën e re

4 Nazarko zbulon strategjinë e Veliajt
Para 6 orësh

Nazarko zbulon strategjinë e Veliajt

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.