Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 1 Nëntor 2026, 22:43 Juventus fiton me dy super gola ndaj Napolit, por nuk shkëlqen në lojë Juventusi ka marrë një fitore të rëndësishme në përballjen ndaj Napolit, duke triumfuar me rezultatin 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e dhjetë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Librazhd
  • Studentët në Serbi
  • Libri i Blushit
  • Rruga Papër–Ura
  • Euro e dobët
  • Pasqyrë Albania
  • Horoskopi
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Librazhd
  • Studentët në Serbi
  • Libri i Blushit
  • Rruga Papër–Ura
  • Euro e dobët
  • Pasqyrë Albania
  • Horoskopi
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ceremonia shtetërore për Ratko Mlladiç, Ditmir Bushati: Serbia nuk mund të konsiderohet faktor stabiliteti pa pranuar përgjegjësitë për luftërat e viteve ’90!

Lajme E premte, 4 Shtator 2026 11:09
Ceremonia shtetërore për Ratko Mlladiç, Ditmir Bushati: Serbia nuk mund të konsiderohet faktor stabiliteti pa pranuar përgjegjësitë për luftërat e viteve ’90!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka reaguar pas ceremonisë shtetërore për sjelljen në Serbi të trupit të Ratko Mlladiçit, duke e cilësuar atë si një tjetër dëshmi të refuzimit të Beogradit për t’u përballur me të kaluarën dhe përgjegjësitë për luftërat e viteve ’90.

Sipas Bushatit, mënyra se si po trajtohet vdekja e Mlladiçit tregon se në Serbi vijon të jetë e pranishme ideologjia që, sipas tij, justifikon krimet e luftës dhe gjenocidin. Ai ngre gjithashtu pikëpyetje mbi qëndrimin e komunitetit ndërkombëtar ndaj glorifikimit të të dënuarve për krime lufte dhe mohimit apo relativizimit të gjenocidit.

“Ceremonia shtetërore për sjelljen e trupit të vdekur të Ratko Mlladiçit në Serbi, tregon se vdekja e tij nuk po trajtohet si ikja nga jeta e një krimineli lufte të dënuar nga drejtësia ndërkombëtare.

Përkundrazi, vdekja e tij ka nxjerrë në pah edhe njëherë refuzimin e Serbisë për t’u përballur me politikat që çuan në luftërat e viteve ’90, dhe me pasojat e tyre. Në vend që të pranojë përgjegjësitë, Serbia flet për ‘padrejtësi historike ndaj serbëve’.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Është e qartë se kjo qasje politike nuk mori fund me Sllobodan Millosheviçin, e as me vendimet e drejtësisë ndërkombëtare. Serbia nuk mund të ndërtojë një identitet demokratik të qëndrueshëm e as të konsiderohet faktor stabiliteti në rajon pa pranuar përgjegjësië për luftërat e viteve ’90. Ato nuk ishin rezultat i padrejtësive historike, por pasojë e politikave të ndjekura nga Beogradi. Prandaj, demokratizimi dhe europianizimi i Serbisë dhe rajonit kërkon një shkëputje rrënjësore nga ideologjia që justifikon krimet e luftës dhe gjenocidit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Mlladiç vdiq, ndërsa ideologjia që e shndërroi atë në hero vazhdon të jetojë. Prandaj, pyetja nuk është më se deri ku mund të shkojë mohimi i krimeve të luftës apo glorifikimi i kriminelëve. Pyetja është: Ku është fundi? Dhe një pyetje po aq e rëndësishme duhet t’i drejtohet komunitetit ndërkombëtar: Edhe për sa kohë do të trajtohen glorifikimi i kriminelëve të dënuar të luftës, si dhe mohimi e relativizimi i gjenocidit, thjesht si një tjetër mosmarrëveshje politike në Ballkan?”- thekson Bushati.

Mund t'ju interesojë

Politikanët gjermanë dënojnë dhunën pas demonstratave të “Gjeneratës Z”

Politikanët gjermanë dënojnë dhunën pas demonstratave të “Gjeneratës Z”

Para 3 orësh
Rama për “Pasqyrë Albania”: Me një klik, qytetarët ndjekin investimet e shtetit!

Rama për “Pasqyrë Albania”: Me një klik, qytetarët ndjekin investimet e shtetit!

Para 5 orësh
Dita e 20-të e protestës, pas grumbullimit në Ministrinë e Arsimit, protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë

Dita e 20-të e protestës, pas grumbullimit në Ministrinë e Arsimit, protestuesit marsho...

Para 6 orësh
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Juventus fiton me dy super gola ndaj Napolit, por nuk shkëlqen në lojë
Para 56 minutash

Juventus fiton me dy super gola ndaj Napolit, por nuk shkëlqen në lojë

Përplasen disa automjete në Lushnjë, një makinë përmbyset, tre të plagosur
Para 2 orësh

Përplasen disa automjete në Lushnjë, një makinë përmbyset, tre të plagosur

Gen Z po shkund Europën, përplasje me policinë në Francë…
Para 2 orësh

Gen Z po shkund Europën, përplasje me policinë në Francë…

Pse zgjedhjet afatmesme amerikane janë vendimtare për të ardhmen e vendit?
Para 3 orësh

Pse zgjedhjet afatmesme amerikane janë vendimtare për të ardhmen e vendit?

Më të lexuarat

1 Ja si ishte Blendi Fevziu 30 vite me parë kur ishte kryeredaktor i revistës AKS
31 Tetor 2026, 21:53

Ja si ishte Blendi Fevziu 30 vite me parë kur ishte kryeredaktor i revistës AKS

2 Reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, paralajmëron largimin nga protesta: “Kokë turku nuk bëhem”
Para 11 orësh

Reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, paralajmëron largimin nga protesta: “Kokë turku nu...

3 Euro e dobët dhe paratë e pista
Para 16 orësh

Euro e dobët dhe paratë e pista

4 21 banorët e Big Brother Kosova Vip 5
30 Tetor 2026, 23:50

21 banorët e Big Brother Kosova Vip 5

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.