Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 29 Tetor 2026, 22:09 Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord Do të ketë një front të përbashkët opozitar? Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, u shpreh se dera e Partisë Demokratike ka…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj në Fier
  • Protesta
  • Votimi në Kuvend
  • Arlinda Zekaj
  • Buxheti 2027
  • Ervis Martinaj
  • Aksidenti në Spanjë
  • Greva e tetorit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj në Fier
  • Protesta
  • Votimi në Kuvend
  • Arlinda Zekaj
  • Buxheti 2027
  • Ervis Martinaj
  • Aksidenti në Spanjë
  • Greva e tetorit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Protesta qytetare, sistemi politik, Mbretëria

Forum E martë, 1 Shtator 2026 11:19
Protesta qytetare, sistemi politik, Mbretëria
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Ekrem Spahiu

Duke kremtuar sot 98 vjetorin e shpalljes së Mbretërisë Shqiptare, qytetarët e Shqipërisë dhe të mbarë kombit përkujtojnëme nderim të veçantëdatën 1 shtator 1928, kur nisi dhe funksionoi një sistem politik vlerash kombëtare, sociale, ekonomike dhe juridike të afirmuara si më të suksesshmet dhe më të dëshirueshmet për ta.

Përkujtimi i kësaj date të shënuar në historinë e Shqipërisë, e gjen vendin pothuajse të destabilizuar nga mungesa e mosfunksionimit të demokracisë dhe drejtësisë, korrupsioni sistemik, shthurja e administratës qeverisëse, standardet e ulta të jetesës, pasiguria për jetën,krimi i organizuar dhe ai ordiner, ligji zgjedhor diskriminues ndaj barazisë së qytetarit, shthurjae vlerave të familjes dhe shoqërisë, e të tjera, me pasojë largimin masiv të shqiptarëve nga vendi. Ndërkohë që pritej e kundërta pas më shumë se tre dekadash regjim demokratik.

Alergjia publike që ka krijuar kjo situatë, po shprehet në protestat e filluara tre muaj më parë si lëvizje mjedisore, por që u shndërrua natyrshëm në një lëvizje qytetare të qëndrueshme si një sfidë ndaj realitetit politik 36 vjeçar, që e ka shkaktuar këtë gjendje.

Është vënë në pikëpyetje vetë regjimi, sistemi politik. Më saktë, ky sistem politik ka dështuar dhe qytetarët kërkojnë ndryshimin e tij. Duke marr shkas nga ky reagim i fuqishëm publik, ështëmomenti për të evokuar faktin se regjimi i Mbretërisë Shqiptare, që zgjati vetëm 11 vjet, i la Shqipërisë një pasuri konceptesh, praktikash dhe institucionesh, standardi i të cilave, pothuajse në të gjitha planet, nuk është arritur nga asnjë qeverisje e mëpasme.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Po pse e duan shqiptarët Mbretërinë!?
– Alternativa mbretërore nën drejtimin e Mbretit Zogështë e provuar në Shqipëri duke qenëmëe dëshirueshmja nga shqiptarët, sepse në atë regjim politik gëzuan siguri dhe të drejta që nuk i kanë gëzuar kurrë më pas.
– Mbretërinënuk e largoi populli shqiptar por fatkeqësisht pushtimi fashist.
– Mbretëria, me Mbretin Leka I, është konfirmuar si sistemi politik më i dëshiruar i zgjedhësve shqiptarë të Shqipërisë edhe në Referendumin e datës 29 qershor 1997 për formën e regjimit, ku fitoi me të paktën 54% të votave në rang kombëtar, pavarësisht se u manipulua hapur.
– Të gjitha partitë politike opozitare të kohes dhe mbi 30 subjekte të tjera kanë nënshkruar një marëveshje politike më 04.06.1998 se referendumi është manipuluar dhe duhet përsëritur.
– Përsëritja e referendumit nuk ka asnjë pengesë kushtetuese. Në Nenin 151/3 të Kushtetutës së Shqipërisëështë e shprehur qartë : “Referendumi për të njëjtën çështje nuk mund të përsëritet përpara se të kenë kaluar tre vjet nga zhvillimi i tij”.
– Princ Leka II, trashëgimtar legjitim i fronit mbretëror, përmbush të gjitha kushtet dhe është i gatshëm për të ushtruar pushtetin që buron nga ky sistem politik nëseshqiptarët e kërkojnë me shumicë votash.
– Sistemi “Mbretëri” nuk është vetëm model shqiptar.Shtetet me këtësistem politik në Europë janë dëshmuar të jenë vendet më të zhvilluara dhe me stabilitet politik, ekonomik e social më të lartë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Mbështetur në këto premisa,koha po e bën të domosdoshme për qytetarët e Shqipërisëqë të ndërmerret nismaligjore për fillimin e proçedurave për zhvillimin e Referendumit për formën e regjimit politik në Shqipëri.

Mbretëria nuk është thjesht një regjim politik, por një etapë që homogjenizon shoqërinë, një mburojë e përbashkët kombëtare, të cilën e kanë kaluar pothuajse të gjitha shtetet moderne. Historia dëshmon se rreth dy dhjetëvjeçarë pas themelimit të shtetit shqiptar, Shqipëria ishte i vetmi vend i Ballkanit dhe shqiptarët ishin i vetmi komb që nuk e kishin këtë mburojë, ndërkohë që të gjitha shtetet dhe kombet e tjerë në këtë rajon, e kishin formësuar njësinë politike përkatëse pikërisht nga mbretëritë e tyre.Për herë të parë nën Monarkinë, shteti shqiptar u njoh nga të gjitha shtetet perëndimore, më së pari nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar.

Mund t'ju interesojë

Të ndjekësh audiencën pa humbur identitetin, Geri Emiri flet për sfidat e medias së pavarur

Të ndjekësh audiencën pa humbur identitetin, Geri Emiri flet për sfidat e medias së pav...

28 Tetor 2026, 10:29
Një parti e re: E fortë në sondazh, e brishtë në praktikë

Një parti e re: E fortë në sondazh, e brishtë në praktikë

27 Tetor 2026, 12:35
Rama e Vuçiç, binjakët që ndajnë të njëjtën dashnore

Rama e Vuçiç, binjakët që ndajnë të njëjtën dashnore

27 Tetor 2026, 11:48

Me shpalljen e Mbretërisë, Mbreti Zog e orientoi të gjithë strukturën dhe institucionet e qeverisjes për nga modelet më të mira perëndimore. Si rrallë herë në historinë e Shqipërisë, u thirr ekspertiza më e mirë juridike, ekonomike, ushtarake dhe diplomatike e shteteve perëndimore. Statuti Themeltar, kodi civil, kodi tregtar, kodi penal, kodi i procedurës civile, etj, të hartuara nën këtë ekspertizë, shënuan shkëputjen e plotë nga legjislacioni i periudhës osmane dhe e orientuan Shqipërinë drejt ndërtimit dhe funksionimit të një shteti modern, me orientim të qartë perëndimor europian. Monarkia Shqiptare e qeverisi vendin përmes një parlamenti të zgjedhur në mënyrë demokratike, duke iu dhënë fund politikave fragmentariste nga të cilat ishte kërcënuar jo pak përgjatë kohës pas themelimit të shtetit shqiptar.

Sikurse është e njohur, sistemi politik “Republikë Popullore e Shqipërisë”, i ardhur pas Mbretërisë dhe i instaluar nga regjimi komunist në 11 Janar 1946, e ktheu Shqipërinë në vendin me diktaturën më të egër ndër ish vendet komuniste dhe pasojat tashmë dihen.Ndërkohë, sistemi politik “Republikë Parlamentare”, i vendosur në vitin 1992, u provua se ka sjellë zhgënjimin e madh të shqiptarëve.

Duke evokuar realitetet si më sipër, e them me bindje të bazuar se, jo vetëm mbretërorët por, sipas opinionit tëçertifikuar tashmë, shumica e shtetasve shqiptarë kërkojnë rikthimin e Monarkisë.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord
Para 6 orësh

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord

Sulo: Njerëzit nuk dolën në shesh për vaj dhe makarona…
Para 6 orësh

Sulo: Njerëzit nuk dolën në shesh për vaj dhe makarona…

Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të penduarit
Para 6 orësh

Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të pendu...

Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!
Para 6 orësh

Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!

Më të lexuarat

1 Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!
Para 6 orësh

Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!

2 Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të penduarit
Para 6 orësh

Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të pendu...

3 A ka lidhje transferimi i Agasit në Fier me Veliajn? Klodiana Lala tregon prapaskenat
Para 6 orësh

A ka lidhje transferimi i Agasit në Fier me Veliajn? Klodiana Lala tregon prapaskenat

4 Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord
Para 6 orësh

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.