Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 29 Tetor 2026, 22:09 Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord Do të ketë një front të përbashkët opozitar? Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, u shpreh se dera e Partisë Demokratike ka…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj në Fier
  • Protesta
  • Votimi në Kuvend
  • Arlinda Zekaj
  • Buxheti 2027
  • Ervis Martinaj
  • Aksidenti në Spanjë
  • Greva e tetorit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj në Fier
  • Protesta
  • Votimi në Kuvend
  • Arlinda Zekaj
  • Buxheti 2027
  • Ervis Martinaj
  • Aksidenti në Spanjë
  • Greva e tetorit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Tirana nuk mund të qeveriset nga qelia! Ndaj lironi Erion Veliajn të shkojë në Bashki!

Tirana nuk mund të qeveriset nga qelia! Ndaj lironi Erion Veliajn të shkojë në Bashki!

Kryesore
E hënë, 31 Gusht 2026 15:22
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

-Nga KOHA JONË-

Tirana ka hyrë në një situatë që nuk është më vetëm paradoks juridik. Është kthyer në një problem serioz institucional dhe qytetar. Erion Veliaj ndodhet në qeli, ndërsa juridikisht vazhdon të jetë Kryetar i Bashkisë së Tiranës. Gjykata Kushtetuese rrëzoi shkarkimin e tij dhe mandati i tij vijon. Nga ana tjetër, Veliaj ka tërhequr delegimin e kompetencave që i kishte dhënë nënkryetares Anuela Ristani për drejtimin e Bashkisë. Pra Ristani mbetet nënkryetare, por nuk ushtron më kompetencat e deleguara të kryetarit.

Dhe këtu lind absurdi i madh: Tirana ka kryetar, por kryetari është në burg. Ka administratë, por drejtuesi i zgjedhur nuk mund ta ushtrojë normalisht funksionin.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ligji ia njeh kryetarit të bashkisë një rol shumë të gjerë ekzekutiv: ai ushtron kompetencat e bashkisë që nuk i takojnë Këshillit Bashkiak, zbaton vendimet e këshillit, drejton administratën, emëron dhe shkarkon drejtues, miraton strukturën dhe përfaqëson bashkinë në marrëdhëniet me të tretët. Pra nuk po flasim për një zyrë që mund të mbyllet për disa muaj pa pasoja.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Po flasim për Tiranën. Për transportin. Për shkollat dhe çerdhet. Për investimet. Për shërbimet sociale. Për ndihmën ekonomike. Për administratën. Për kontratat. Për buxhetin. Për mijëra vendimmarrje që prekin çdo ditë jetën e kryeqytetit. Drejtësia duhet të bëjë punën e saj dhe askush nuk duhet ta pengojë.  Por paraburgimi nuk është dënim. Dhe një masë sigurie nuk mund të shndërrohet faktikisht në një dënim edhe për qytetarët e Tiranës.

Mund t'ju interesojë

Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!

Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!

Para 6 orësh
Erion Veliaj në Fier, por sherri plas në Tiranë!

Erion Veliaj në Fier, por sherri plas në Tiranë!

Para 8 orësh
Transferimi i Erion Veliajt në Fier, Drejtoria e Burgjeve: Urdhëri është ”sekret shtetëror”

Transferimi i Erion Veliajt në Fier, Drejtoria e Burgjeve: Urdhëri është ”sekret shtetë...

Para 12 orësh

Madje vetë debati kushtetues për masën e arrestit ka ngritur pikërisht problemin e proporcionalitetit mes privimit të lirisë dhe pamundësimit të ushtrimit të mandatit të fituar me votë. Gjykata Kushtetuese e riktheu çështjen për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë për problematikat e arsyetimit, ndërsa në mendimin paralel disa gjyqtarë kushtetues shkuan edhe më tej, duke e konsideruar vazhdimin e arrestit joproporcional pikërisht për shkak të pamundësimit të ushtrimit të mandatit.

Kjo është nyja që drejtësia nuk mund ta shmangë më. Shteti shqiptar nuk mund të thotë njëkohësisht se Erion Veliaj është Kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe ta mbajë atë në kushte ku praktikisht nuk mund të jetë kryetar.

Këto dy realitete po përplasen dhe faturën nuk duhet ta paguajë Tirana. Zgjidhja më racionale është që organet e drejtësisë të rivlerësojnë menjëherë domosdoshmërinë e arrestit në burg. SPAK mund të vazhdojë akuzën dhe procesin, ndërsa gjykata mund të shqyrtojë një masë sigurie që garanton procesin penal pa paralizuar ushtrimin e mandatit publik. Pra ai të shkojë në Bashki.

Veliaj mund të hetohet dhe gjykohet i lirë. Lirimi nga qelia nuk do të thotë pafajësi. As që procesi penal ndalet. Do të thotë vetëm që drejtësia vazhdon punën e saj pa marrë peng funksionimin e kryeqytetit.

Në fund, çështja nuk është më vetëm Erion Veliaj. Çështja është Tirana.

Dhe kur një konflikt mes masës së sigurisë dhe mandatit kushtetues arrin deri aty sa të krijojë paqartësi për drejtimin efektiv të bashkisë më të madhe të vendit, institucionet kanë detyrimin të gjejnë zgjidhje. Drejtësia duhet të bëjë drejtësi me Veliajn. Por nuk ka të drejtë që, bashkë me Veliajn, të fusë në qeli edhe funksionimin e Tiranës.

Tirana nuk mund të vazhdojë të qeveriset nga një qeli.

Erion Veliaj të shkojë në zyrë dhe të administrojë qytetin që është paralizuar. Në fund të procesit gjyqësor nëse Veliaj shpallet i fajshëm futeni shtatë pashë nën dhe!

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord
Para 6 orësh

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord

Sulo: Njerëzit nuk dolën në shesh për vaj dhe makarona…
Para 6 orësh

Sulo: Njerëzit nuk dolën në shesh për vaj dhe makarona…

Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të penduarit
Para 6 orësh

Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të pendu...

Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!
Para 6 orësh

Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!

Më të lexuarat

1 Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!
Para 6 orësh

Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!

2 Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të penduarit
Para 6 orësh

Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të pendu...

3 A ka lidhje transferimi i Agasit në Fier me Veliajn? Klodiana Lala tregon prapaskenat
Para 6 orësh

A ka lidhje transferimi i Agasit në Fier me Veliajn? Klodiana Lala tregon prapaskenat

4 Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord
Para 6 orësh

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.