
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën e fshatrave Bylysh dhe Çërrilë, në Bashkinë Memaliaj, duke djegur ullishte dhe sipërfaqe me drurë frutorë. Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke vështirësuar ndjeshëm ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse, të cilat po vijojnë përpjekjet për të vënë situatën nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.