Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 30 Tetor 2026, 07:07 Moti i paqëndrueshëm sot, reshje shiu dhe erë e fortë Shqipëria do të përballet sot me kushte atmosferike të paqëndrueshme. Parashikohen kthjellime të herëpashershme dhe vranësira, të cilat do të sjellin reshje shiu me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj në Fier
  • Protesta opozitare
  • Zhdukja e Martinajt
  • Votimi në Kuvend
  • Vrasja e Arlindës
  • Aksidenti në Spanjë
  • Protesta në Francë
  • Grevë e përgjithshme
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj në Fier
  • Protesta opozitare
  • Zhdukja e Martinajt
  • Votimi në Kuvend
  • Vrasja e Arlindës
  • Aksidenti në Spanjë
  • Protesta në Francë
  • Grevë e përgjithshme
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Në PS edhe debatojnë me Ramën, në PD kush i thotë “jo” Berishës?

Në PS edhe debatojnë me Ramën, në PD kush i thotë “jo” Berishës?

Aktualitet
E mërkurë, 26 Gusht 2026 14:44
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

-Dritan Spiropali-

Në politikën shqiptare ekziston sot një kontrast interesant mes dy partive të mëdha. Edi Rama është kryeministër, kryetar i PS-së dhe padyshim figura dominuese e socialistëve. Megjithatë, brenda Grupit Parlamentar të PS-së ka deputetë që e kundërshtojnë, debatojnë fort me të dhe dalin publikisht me mendime të ndryshme. Rasti më i dukshëm është ai i Elisa Spiropalit. Në mars u raportua për një debat të fortë mes saj dhe Ramës në mbledhjen e Grupit Parlamentar socialist. Më pas Spiropali paraqiti edhe një mocion ku kërkonte më shumë demokraci të brendshme, meritokraci, përfaqësim dhe ndarje më të qartë mes partisë dhe shtetit.

Dy herë e ka kaluar “vijën e kuqe” Elisa Spiropali, bile tani ka kaluar edhe “vijën e tretë të kuqe”, por kurkush nuk e flaku, siç ka ndodhur në PD.

Edhe Erion Braçe është një nga deputetët socialistë që nuk ngurron të kritikojë publikisht vendime të qeverisë apo mënyrën se si funksionojnë segmente të administratës. Bile deputeti Braçe e kundërshton hapur kryeministrin për shumëçka. Dhe pa ndrojtje. Pra, ndonëse Rama ka autoritet të fortë në PS, debati ekziston. Madje, herë pas here, është edhe i ashpër. Dhe kjo nuk është dobësi e një partie. Përkundrazi, është shenjë se brenda saj ekzistojnë ende mendime të ndryshme.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ka fakte që brenda grupit parlamentar të PS , deputeti Braçe është përleshur me fjalë, dhëmbë për dhëmbë, me kryeministrin. Por askush nuk e ka përjashtuar Erion Braçen! Të ishte në PD, Erioni, ishte “vetpërjashtuar” brenda ditës si Ervin Salianji!

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Natyrisht që e mira do të ishte të kishte në PS me shumë “erionë”!

Por çfarë ndodh në PD?

Ku janë deputetët demokratë që të debatojnë hapur me Sali Berishën? Ku është deputeti që në mbledhjen e grupit parlamentar të thotë: “Zoti Berisha, kjo strategji nuk po funksionon”. “PD duhet të rinovohet”. “Duhet të hapemi ndaj figurave të reja, reale e potenciale”. “Duhet të kuptojmë pse nuk po bindim një pjesë të madhe të elektoratit”. Publikisht, debate të tilla mezi shihen. Me saktë asnjë nuk guxon të dalë kundër mendimit dhe vendimit të Berishës.

Mund t'ju interesojë

Moti i paqëndrueshëm sot, reshje shiu dhe erë e fortë

Moti i paqëndrueshëm sot, reshje shiu dhe erë e fortë

Para 5 minutash
Horoskopi: Këshilla për dashuri, punë dhe financa

Horoskopi: Këshilla për dashuri, punë dhe financa

Para 5 minutash
Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi...

Para 9 orësh

Nga jashtë PD-së dëgjohen zëra kritikë, ndër ta edhe ish-deputeti Myslim Murrizi, i cili ka folur hapur për mungesën e garës dhe problemet e përzgjedhjes së drejtuesve në parti. Ku janë Gazmend Bardhi, Agron Gjekmarkaj, Tomor Alizoti, etj? Ku është Jorida Tabaku?

Por pyetja mbetet: Pse këtë debat nuk e bëjnë deputetët aktualë të PD-së? Një opozitë nuk rinovohet vetëm duke sulmuar Edi Ramën. Për ta mundur Ramën duhet, para së gjithash, të analizojë veten. Pse ka humbur? Ku ka gabuar? Pse nuk arrin të zgjerohet? Pse një pjesë e votuesve të pakënaqur me qeverinë përsëri nuk shkojnë drejt PD-së?

Dhe mbi të gjitha: A mund të ndryshojë PD-ja pa pasur debat të vërtetë me vetë Sali Berishën? Një parti ku askush nuk i thotë “jo” kryetarit mund të duket e bashkuar, por kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se është e fortë. Heshtja nuk është unitet. Uniteti i vërtetë krijohet kur njerëzit debatojnë, kundërshtojnë dhe propozojnë alternativa. Paradoksi është se sot në PS, ku Rama ka pushtet shumë më të madh institucional dhe politik, po shfaqen më shumë kundërshtime publike sesa në PD-në opozitare. Dhe kjo duhet ta shqetësojë PD-në. Sepse opozita, më shumë se kushdo tjetër, ka nevojë për ide të reja, figura të reja dhe debat të brendshëm.

PD-së nuk i duhen vetëm deputetë që i thonë “jo” Ramës. I duhen edhe deputetë që të kenë guximin t’i thonë Berishës: “Kryetar, këtu nuk kemi të drejtë. Duhet të ndryshojmë.”

Sepse pa kundërshtim nuk ka debat. Pa debat nuk ka rinovim. Dhe pa rinovim, është shumë e vështirë të krijosh një opozitë që qytetarët ta besojnë si alternativë reale për pushtetin.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Moti i paqëndrueshëm sot, reshje shiu dhe erë e fortë
Para 5 minutash

Moti i paqëndrueshëm sot, reshje shiu dhe erë e fortë

Horoskopi: Këshilla për dashuri, punë dhe financa
Para 5 minutash

Horoskopi: Këshilla për dashuri, punë dhe financa

Izraeli përballet me javë negociatash koalicioni pasi asnjë bllok nuk fiton shumicën
Para 7 minutash

Izraeli përballet me javë negociatash koalicioni pasi asnjë bllok nuk fiton shumicën

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord
Para 9 orësh

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord

Më të lexuarat

1 Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!
Para 9 orësh

Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!

2 Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord
Para 9 orësh

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord

3 Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të penduarit
Para 9 orësh

Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të pendu...

4 A ka lidhje transferimi i Agasit në Fier me Veliajn? Klodiana Lala tregon prapaskenat
Para 9 orësh

A ka lidhje transferimi i Agasit në Fier me Veliajn? Klodiana Lala tregon prapaskenat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.