Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 30 Tetor 2026, 07:07 Moti i paqëndrueshëm sot, reshje shiu dhe erë e fortë Shqipëria do të përballet sot me kushte atmosferike të paqëndrueshme. Parashikohen kthjellime të herëpashershme dhe vranësira, të cilat do të sjellin reshje shiu me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj në Fier
  • Protesta opozitare
  • Zhdukja e Martinajt
  • Votimi në Kuvend
  • Vrasja e Arlindës
  • Aksidenti në Spanjë
  • Protesta në Francë
  • Grevë e përgjithshme
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj në Fier
  • Protesta opozitare
  • Zhdukja e Martinajt
  • Votimi në Kuvend
  • Vrasja e Arlindës
  • Aksidenti në Spanjë
  • Protesta në Francë
  • Grevë e përgjithshme
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Këmbët e lënguara të Nënë Terezës, këmbët e shenjtores që ecën mëshirshëm mbi dhimbje në rrugën e kalvarit

Aktualitet E diel, 6 Shtator 2026 15:57
Këmbët e lënguara të Nënë Terezës, këmbët e shenjtores që ecën mëshirshëm mbi dhimbje në rrugën e kalvarit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj

E kemi parë Nënë Terezën në një pafundësi fotosh, fytyra e saj e rrudhur nga përkushtimi, sytë që mbartnin një paqe të thellë dhe një dhimbje të heshtur, duart e saj të vogla që përqafonin të braktisurit si të ishin fëmijët e saj. E kemi parë në altarët e bamirësisë, në podiumet e Nobelit, pranë personaliteteve botërore, si një grua shtatshkurtër që mati botën jo me trupin, por me shpirtin e mirësisë.
Por kurrë nuk kemi parë këmbët e saj.

Po, këmbët e saj, të zbathura, të lodhura, të përvuajtura. Ato që nuk u fotografuan, por që mbartin në heshtje historinë e një kalvari të gjatë. Këmbët që ecën nëpër rrugët e Kalkutës, nëpër lagjet e harresës, nëpër dhimbjet e njerëzimit. Këmbët që nuk kërkuan pushim, por vazhduan të ecin drejt misionit të saj të shenjtë, të jetë pranë atyre që nuk kishin askënd.
Në to është gdhendur rruga e shenjtërimit, jo si triumf, por si sakrificë. Janë këmbët që mbartën peshën e botës, pa u ankuar, pa u ndalur, pa u dukur. Ato nuk kërkuan lavdi, por shërbesë. Nuk kërkuan skenë, por tokë ku të ecin për të ndihmuar.
Në to, historia nuk është shkruar me bojë, por me plagë që nuk u trajtuan dhe nuk u shëruan kurrë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në një botë ku madhështia shpesh matet me pushtet e pasuri, këmbët e Nënë Terezës flasin me një gjuhë tjetër, atë të përulësisë që nuk kërkon lavdi, por shërbim. Të deformuara nga vitet e ecjes në rrugët e Kalkutës, pa rehati, pa mbrojtje, ato nuk janë shenja të sëmundjes, por dëshmi të dashurisë së palodhur.
Çdo gisht i shtrembëruar, çdo nyje e lodhur, është një rrëfim i heshtur i një jete të përkushtuar ndaj të harruarve, të sëmurëve, të braktisurve. Ajo nuk kërkoi trajtim për veten, nuk u ankua për dhimbjen, sepse dhimbja ishte vendi ku ajo takonte Zotin, dhe ku dashuria merrte formë njerëzore.
Këmbët e saj nuk ecën mbi qilima, por mbi pluhur e vuajtje. Ato nuk u ndalën kurrë, edhe kur trupi i saj kërkonte pushim. Ishin këmbë që bartën mëshirën, që u gjunjëzuan pranë të vdekurve, që u ngjitën shkallëve të spitaleve pa emër, që trokitën në dyert e zemrave të mbyllura.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në to nuk ka asgjë për t’u fshehur, përkundrazi, ka gjithçka për t’u kujtuar. Sepse në deformimin e tyre, shohim bukurinë e një shpirti që zgjodhi të vuajë për të tjerët, që zgjodhi të ecë jo për veten, por për të ata të cilëve u kishte ndaluar fati, fikur dritat dhe thyer qielli.
Këmbët e Nënë Terezës janë një testament i gjallë i kësaj dashurie. Dhe në heshtjen e tyre, ato na thërrasin të ecim edhe ne, jo drejt lavdisë, por drejt njeriut.
Shane Claiborne, aktivist dhe shkrimtar i krishterë amerikan, themelues i komunitetit “The Simple Ëay” në Filadelfia. Ai punoi si vullnetar me Nënë Terezën dhe motrat e saj në Kalkutë në mesin e viteve ’90 (rreth 1995).

Mund t'ju interesojë

Moti i paqëndrueshëm sot, reshje shiu dhe erë e fortë

Moti i paqëndrueshëm sot, reshje shiu dhe erë e fortë

Para 41 minutash
Horoskopi: Këshilla për dashuri, punë dhe financa

Horoskopi: Këshilla për dashuri, punë dhe financa

Para 42 minutash
Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi...

Para 9 orësh

Në librin “The Irresistible Revolution” dhe cituar gjerësisht tregon se “njëra prej motrave na e shpjegoi… këmbët e Nënë Terezës ishin të deformuara sepse merrnin vetëm aq këpucë të dhuruara sa mjaftonin për të gjithë, dhe Nëna nuk donte që dikush tjetër të mbetej me palën më të keqe, prandaj i përdorte vetë ato”
Kjo është arsyeja pse, nëse një ditë do të kërkonim një relike të vërtetë të Nënë Terezës, ndoshta nuk do të duhej të kërkonim ndonjë objekt të shenjtë.
Do të mjaftonte të kujtonim një palë këmbë të lodhura.
Sepse ato këmbë janë një testament i asaj që mund të bëhet një njeri kur vendos të mos jetojë vetëm për veten.
Ato nuk ecën drejt lavdisë, por drejt njeriut.
Dhe ndoshta ky është udhëtimi më i gjatë, më i vështirë dhe më i shenjtë që mund të bëjë një qenie njerëzore, të dalë nga vetja dhe të mbërrijë te tjetri.
Sepse në fund të fundit, nuk janë këmbët ato që na çojnë në parajsë.
Janë gjurmët që kemi lënë në jetën e të tjerëve.

Etiketat e lidhura

albert vatajNene TerezaShenjtorja
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Moti i paqëndrueshëm sot, reshje shiu dhe erë e fortë
Para 41 minutash

Moti i paqëndrueshëm sot, reshje shiu dhe erë e fortë

Horoskopi: Këshilla për dashuri, punë dhe financa
Para 42 minutash

Horoskopi: Këshilla për dashuri, punë dhe financa

Izraeli përballet me javë negociatash koalicioni pasi asnjë bllok nuk fiton shumicën
Para 43 minutash

Izraeli përballet me javë negociatash koalicioni pasi asnjë bllok nuk fiton shumicën

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord
Para 9 orësh

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord

Më të lexuarat

1 Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!
Para 9 orësh

Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!

2 Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord
Para 9 orësh

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord

3 A ka lidhje transferimi i Agasit në Fier me Veliajn? Klodiana Lala tregon prapaskenat
Para 9 orësh

A ka lidhje transferimi i Agasit në Fier me Veliajn? Klodiana Lala tregon prapaskenat

4 Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të penduarit
Para 9 orësh

Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të pendu...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.