Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Tre të vrarë në një poligon qitjeje në Mal të Zi, shpallen dy ditë zie kombëtare

01/09/2026
Tre të vrarë në një poligon qitjeje në Mal të Zi, shpallen dy ditë zie kombëtare
Share on FacebookShare on Whatsapp

Mali i Zi është tronditur nga një ngjarje e rëndë kriminale në Danilovgrad, ku tre persona janë vrarë me armë zjarri në një poligon qitjeje ndërsa qeveria malazeze ka shpallur 1 dhe 2 shtatorin ditë zie kombëtare.

Ngjarja ka ndodhur të hënën, pak pas orës 16:00, në poligonin e qitjes “Češka Zbrojevka”, pranë Danilovgradit. Sipas autoriteteve dhe mediave malazeze, tre viktimat ishin punonjës të poligonit.

Viktimat janë identifikuar si Petar Globarević, 24 vjeç, nga Podgorica, Momir Radonjić, 67 vjeç, nga Danilovgradi, dhe Nemanja Kapor, 20 vjeç, nga Podgorica.

Policia malazeze ka shpallur në kërkim shtetasin rus Mihail Šabunjin, 30 vjeç, i dyshuar për autorësinë e vrasjes së trefishtë.

Pas ngjarjes, policia dyshon se Šabunjin është larguar nga vendi i krimit me një automjet tip “Seat Cordoba”, ngjyrë e zezë, me targa PG AC 472. Automjeti është në pronësi të babait të njërit prej viktimave.

Mjeti është gjetur më vonë në zonën e Rogamëve, pranë restorantit “Stefan”, ndërsa kërkimet për të dyshuarin vijojnë. Autoritetet kanë paralajmëruar se 30-vjeçari mund të jetë i armatosur.

Policia u ka bërë thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm dhe, për sa kohë vijon operacioni, të qëndrojnë në banesat e tyre.

Sponsorizuar

“Ftojmë qytetarët që, nëse kanë të dhëna për personin e dyshuar ose e vërejnë atë, të raportojnë të dhënat për vendndodhjen dhe lëvizjet e tij në Drejtorinë e Policisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajić, ka shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave dhe ka deklaruar se është në komunikim të vazhdueshëm me ministrin e Brendshëm dhe drejtuesit e Policisë për hetimet dhe lokalizimin e autorit të dyshuar.

Spajić tha se pret që personi përgjegjës të vihet përpara drejtësisë sa më shpejt.

Në shenjë zie pas ngjarjes, qeveria ka shpallur dy ditë zie kombëtare, 1 dhe 2 shtator, ndërsa në Danilovgrad është shtyrë edhe nisja e vitit të ri shkollor. Mësimi do të nisë të enjten, më 3 shtator.

Ndërkohë, policia vijon operacionin për gjetjen dhe arrestimin e Mihail Šabunjin, ndërsa hetuesit po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të vrasjes së trefishtë.a.b

Nga arkivi

  • Emërimi i ministrit serb në Kosovë, Serbia bojkoton samitin e BE në Tiranë, Vuçiç ‘këndon’ Naçertanien : Kosova është zemra e Serbisë
  • Zbulohet skema më e madhe mashtruese e TVSH në BE, e përfshirë edhe Shqipëria
  • LAJMI I FUNDIT/ Kosova dhe Serbia arrijnë në Bruksel marrëveshjen për targat
  • Caktohet data e liberalizimit të vizave me Kosovën
  • Vjosa Osmani akuzon Borrelin për njëanshmëri në ndërmjetësim mes Kurtit dhe Vuçiç: Akomodoi Presidentin serb
  • Raketat ruse por nuk goditën Poloninë nga Rusia, hetime të thella për origjinën

Po ndodh

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Arsyet e Ardit Gjebrea në SPAK, kontratat me Bashkinë e Tiranës

06/11/2026
Ambasadori amerikan Eric Wendt shpalos tre prioritetet e mandatit në Shqipëri

Ambasadori amerikan Eric Wendt shpalos tre prioritetet e mandatit në Shqipëri

06/11/2026
PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat

PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat

06/11/2026
Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

EMRI/ 71 vjeçari kapet në Vaun e Dejës, akuza pak e çuditshme nga gjykata italiane

06/11/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Arsyet e Ardit Gjebrea në SPAK, kontratat me Bashkinë e Tiranës

06/11/2026
Ambasadori amerikan Eric Wendt shpalos tre prioritetet e mandatit në Shqipëri

Ambasadori amerikan Eric Wendt shpalos tre prioritetet e mandatit në Shqipëri

06/11/2026
PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat

PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat

06/11/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

164.837 artikuj gjithsej