“Nuk jam shitësi i Shqipërisë”, Rama: Pushteti nuk është për t’u trashëguar

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nisjen e podkastit të tij të ri, “Flasim”, ku këtë herë do të jetë vetë në rolin e të intervistuarit. Në videon promovuese ai trajton disa prej çështjeve më të diskutuara të aktualitetit, duke përfshirë projektin në Ishullin e Sazanit, veprimtarinë e SPAK-ut, situatën në Bashkinë e Tiranës, si edhe rrugëtimin e tij politik.

Rama thekson se Ishulli i Sazanit nuk do të shitet dhe se prona do të mbetet e Shqipërisë, duke kundërshtuar pretendimet se ai po “shet” vendin. Në lidhje me SPAK-un, kreu i qeverisë shpreh kritika për mënyrën se si, sipas tij, janë përdorur mediat gjatë hetimeve, duke e cilësuar këtë një praktikë të gabuar.

Duke komentuar situatën në Bashkinë e Tiranës, Rama deklaron se kryeqyteti aktualisht drejtohet pa një drejtim të qartë. Ai ndalet edhe te përvoja e tij në politikë, duke theksuar se pushteti është një sfidë e madhe që ka rrëzuar

I pyetur për pasardhësin e tij në politikë, Rama shprehet se nuk ka ndërmend të zgjedhë një emër për ta zëvendësuar. Sipas tij, drejtuesit politikë nuk caktojnë trashëgimtarë, por sfidohen dhe zëvendësohen përmes garës politike. Ai shton se, në momentin që do të largohet nga detyra, do ta bëjë këtë pa lënë pas një pasardhës të përzgjedhur prej tij.

360grade.al

Monarkia e pashpallur e stabilitetit!

Të tjera

Galeria
Rreth nesh

360 grade.al është një portal që synon të sjellë shumë të vërteta të fshehura dhe të anashkaluara në realitetin shqiptar. Simbas parimit se e Vërteta nuk është monopol i askujt dhe se përgjithësisht e drejta është më shumë në Mes, se sa në Skaj.

Duke refuzuar radikalizmin politik, apo atë të qëndrimeve, si një përcjellës të Gënjeshtrës përmes deformimit, Errësirës përmes zhurmës dhe të Antishtetit përmes kauzave të rreme, nga cilido krah ai të paraqitet.

Kontakt

Adresa: Rruga Gjin Bue Shpata,
Njësia Bashkiake Nr.5. Kati i 1.
Tirane, Shqipëri