“Jam për qejf këtu, nuk po fshihem”, U gjet në banjon e shtëpisë së shokut, zbardhen detaje nga momenti i arrestimit të Jozefin Markut

Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i këngëtarit Jozefin Marku, pas publikimit të videos ku ai shfaqet duke ushtruar dhunë, së bashku me disa persona të tjerë, ndaj Edi Kuçit. Sipas informacioneve të gazetares Dorjana Bezat, fillimisht policia ka ushtruar kontrolle në banesën e Jozefin Markut në Fushë-Kuqe, por nuk ka mundur ta gjejë atë.

Më pas, uniformat blu kanë kontrolluar rreth 10 banesa të miqve të këngëtarit, derisa kanë mundur ta lokalizojnë atë në banesën e shokut të tij, Kristian Nikollit, në Fushë-Krujë. Sipas raportimeve, këngëtari është gjetur i fshehur në tualetin e banesës. Pasi ai është arrestuar nga policia është shprehur se nuk po i fshihej uniformave blu.

“Jam për qejf këtu, nuk po i fshihem policisë. Do të vija vetë në polici nëse e dija që po më kërkonit”, është shprehur këngëtari.

Jozefin Marku, 30 vjeç, akuzohet për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Kanosja”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Ndërhyrja e padrejtë në jetën private”.

Veç Jozefin Markut dhe Kristjan Nikollit, nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë u shpallën në kërkim shtetasit Anton Huli, 48 vjeç dhe K. V., 27 vjeç.

Sipas Policisë së Shtetit, këta shtetas dyshohet se, në bashkëpunim edhe me shtetas të tjerë, ende të paidentifikuar, kanë dhunuar shtetasin Eduart Kuçi, 26 vjeç, me pretendimin se ky i fundit kishte fyer një prej tyre në rrjetet sociale./padorashka.com

360grade.al

Monarkia e pashpallur e stabilitetit!

Të tjera

Galeria
Rreth nesh

360 grade.al është një portal që synon të sjellë shumë të vërteta të fshehura dhe të anashkaluara në realitetin shqiptar. Simbas parimit se e Vërteta nuk është monopol i askujt dhe se përgjithësisht e drejta është më shumë në Mes, se sa në Skaj.

Duke refuzuar radikalizmin politik, apo atë të qëndrimeve, si një përcjellës të Gënjeshtrës përmes deformimit, Errësirës përmes zhurmës dhe të Antishtetit përmes kauzave të rreme, nga cilido krah ai të paraqitet.

Kontakt

Adresa: Rruga Gjin Bue Shpata,
Njësia Bashkiake Nr.5. Kati i 1.
Tirane, Shqipëri