Sigurimi i fermerëve nga fatkeqësitë natyrore, shteti do të paguajë një pjesë të primit

Sigurimi i fermerëve nga fatkeqësitë natyrore, shteti do të paguajë një pjesë të primit

Fermerët shqiptarë pritet të kenë një skemë sigurimi për të mbuluar dëmet që u shkaktohen nga fatkeqësitë natyrore, si ngricat, breshëri, përmbytjet dhe zjarret.

 

 

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, njoftoi se puna për hartimin e skemës është drejt përfundimit. Sipas tij, qëllimi është që fermerët të mos përballojnë të vetëm humbjet që mund të shkaktohen nga fenomenet natyrore.

 

Skema parashikohet të jetë e aksesueshme si për fermerët e vegjël, ashtu edhe për fermat e mëdha. Një pjesë e kostos së sigurimit do të mbështetet nga Buxheti i Shtetit, përmes subvencionimit të një pjese të primit që duhet të paguajë fermeri.

 

“Fermeri nuk duhet të mbetet vetëm përballë një stuhie, një ngrice apo një zjarri që mund të dëmtojë punën e një viti të tërë”, deklaroi Salla.

 

Nisma vjen pas shqetësimeve të vazhdueshme të fermerëve për humbjet e prodhimit nga moti ekstrem dhe fatkeqësitë natyrore. Në shumë raste, dëmtimi i kulturave bujqësore mund të përkthehet në humbjen e investimit dhe të ardhurave të një sezoni të tërë.

 

Megjithatë, Ministria e Bujqësisë nuk ka bërë ende publike detajet kryesore të skemës. Nuk dihet se kur do të nisë zbatimi, sa do të jetë masa e subvencionimit nga shteti, cilat kultura bujqësore do të sigurohen dhe çfarë përqindjeje të dëmit do të mbulojë sigurimi.

 

Pikërisht këto elemente do të përcaktojnë nëse skema do të ofrojë mbrojtje reale për fermerët apo do të ketë një përdorim të kufizuar për shkak të kostove dhe kushteve të sigurimit.

 

Ministri Salla deklaroi se synimi është krijimi i një bujqësie më të qëndrueshme dhe më të mbrojtur përballë fatkeqësive natyrore. Tashmë pritet publikimi i skemës së plotë dhe i kushteve konkrete që fermerët duhet të plotësojnë për të përfituar prej saj. Saranda Web

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Keni pyetje për Tatimet? Tashmë mund t’ia drejtoni “Muçit” virtual
Lexoni më shumë
Sarandë, rrugë me dy sense, por njëra korsi edhe parkim. Kush mban përgjegjësi në rast aksidenti?
Lexoni më shumë
Akuzohet se vodhi makinën te parkimi i një hoteli në Sarandë, kapet pas 30 minutash – VIDEO
Lexoni më shumë
Ulja e TVSH – ushqimet që përfshihen dhe sa mund të bien çmimet e 54 produkteve
Lexoni më shumë
Bonusi mujor i pensioneve pritet të dyfishohet në 2027, sa përfiton secila kategori
Lexoni më shumë
Shuhet në moshën 69-vjeçare Apostol Lako, një emër i njohur në fushën e arsimit
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.