Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Mbyllet protesta e 90-të kundër qeverisë, qytetarët: “Ndryshim sistemi! Revolucion!”

28/08/2026
Mbyllet protesta e 90-të kundër qeverisë, qytetarët: “Ndryshim sistemi! Revolucion!”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Është mbyllur protesta e 90-të qytetare kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, pas një tjetër mbrëmjeje me marshim në rrugët e Tiranës, thirrje kundër qeverisë dhe mesazhe për ndryshim politik.

Gjatë marshimit u dëgjuan thirrje si “Ndryshim sistemi! Revolucion!”, “Arrestoni Ramën dhe Ballukun!” dhe “Shqipëri e rinisë, jo e partisë!”

Një pjesë e rëndësishme e protestës ishin edhe pankartat, përmes të cilave protestuesit ironizuan nismat e reja të kryeministrit Rama, “Besa” dhe “Prania Besnike”. Në shesh u shpalos edhe mesazhi: “90 ditë, tre muaj. Një kërkesë: llogaridhënie.”

Protestuesit kërkuan largimin e qeverisë, por edhe të asaj që e cilësojnë si “klasa e vjetër politike”. Sipas tyre, Shqipëria duhet t’u përkasë brezave të rinj dhe jo interesave partiake.

Në shesh u përcollën edhe mesazhe nga qytetarë të ndryshëm. Një prej protestuesve akuzoi Edi Ramën dhe Sali Berishën se kanë ndarë mes tyre aferat dhe kërkoi që drejtësia të veprojë ndaj të dyve.

Një tjetër protestuese e cilësoi sheshin si “tempullin e fjalës së lirë”, duke theksuar se pas 90 ditësh protestash qytetarët duhet të ndërtojnë besimin se mund ta ndryshojnë vendin së bashku.

Një moment i veçantë ishte fjala e një turisti të huaj, i cili tha se prej 10 vitesh viziton Shqipërinë dhe është dashuruar me natyrën dhe mikpritjen e shqiptarëve. Ai tha se vitet e fundit ka parë ndryshime që e kanë shqetësuar, duke përmendur malet që digjen, lumenjtë e ndotur dhe zhvillimin e pabarabartë mes bregdetit dhe zonave malore.

“Unë besoj në revolucion, besoj në Shqipëri dhe besoj në ju!”, u shpreh ai para protestuesve.

Gjatë protestës u lexua edhe mesazhi i një qytetari që pretendon se është larguar nga puna për shkak të pjesëmarrjes në protesta. Mesazhi u lexua në shesh nga aktivisti Arben Kola.

“Nga një punë më larguan dhe kam dy muaj që nuk më kthejnë përgjigje për CV-në që kam dërguar”, thuhej në mesazh.

Sponsorizuar

Sipas qytetarit, situata i ka krijuar vështirësi edhe në gjetjen e një pune të re.

Kola u bëri thirrje punonjësve të administratës që t’i bashkohen protestës.

“Kam një thirrje për administratën. Dilni në shesh sepse nëse jemi të gjithë bashkë nuk kanë çfarë të na bëjnë. Dilni për fëmijët dhe të ardhmen sepse nuk kemi Atdhe të dytë, kemi vetëm Shqipërinë”, tha ai.

Në protestën para Kryeministrisë, një tjetër qytetar kërkoi bashkimin e protestuesve dhe komunikimin mes tyre, duke deklaruar se protesta duhet të vijojë deri në largimin e kryeministrit.

“Bashkohuni dhe të dëgjojmë njëri-tjetrin. Ne do jemi në shesh për rrëzimin e këtij kryeministri. Ky kryeministër nuk ka moral. Po vjen shtatori, një thirrje kombëtare për zhdukjen e këtij kryeministri”, u shpreh ai.

Ai kritikoi gjithashtu drejtuesit dhe strukturat shtetërore, ndërsa u bëri thirrje organizatorëve dhe qytetarëve që të mos qëndrojnë pasivë.

“Çdo lloj titullari i shtetit, ore budallenj policë dhe shefa, këta janë protestues. Thirrjen e kam për organizatorët dhe ata që rrinë në kafe, nuk rrëzohet në kafe”, tha protestuesi.

Me përfundimin e marshimit të sotëm, mbyllet dita e 90-të e protestës qytetare, ndërsa protestuesit kanë paralajmëruar vijimin e lëvizjes edhe në ditën e 91-të.m.k

Nga arkivi

  • TERMETI/ PD dorëzon kallëzimin penal në SPAK për zyrtarët e lartë
  • Ambasadorja e SHBA Yuri Kim takon prokuroret e SPAK
  • Opozita, deklarate kunder ndertimeve pa leje ne kullen qe po hedh katet shtese
  • Pollo: Rama u zbyth perkohsisht, por veshtire te kete shans te kthehet prape me ligjin antishpifje
  • Basha alarmon ne Durres: Ka nisur dimri ekonomik
  • Vokshi: Fitoi fjala e lire, Rama nuk la gur pa levizur por deshtoi

Po ndodh

As shiu nuk i ndal protestuesit, bulevardi mbushet me thirrje kundër Ramës: Dorëheqje, Shqipëria kërkon revolucion

As shiu nuk i ndal protestuesit, bulevardi mbushet me thirrje kundër Ramës: Dorëheqje, Shqipëria kërkon revolucion

01/11/2026
Berisha: PD do të vazhdojë mbështetjen ndaj revoltës studentore, me çdo çmim

Berisha: PD do të vazhdojë mbështetjen ndaj revoltës studentore, me çdo çmim

01/11/2026
Pezullohet drejtori i Policisë së Vlorës pas raportimit të pasaktë për protestën në Zvërnec

Iu hoq licenca për sytë e publikut, por më pas fitoi edhe tender 2 milionë euro te qeveria

01/11/2026
Këlliçi: Dy javë nga akuzat ndaj Ramës, SPAK duhet të nisë hetimet

Belind Këlliçi: Korrupsioni i Ramës, vila luksoze dhe kuti të mbushura me euro

01/11/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

As shiu nuk i ndal protestuesit, bulevardi mbushet me thirrje kundër Ramës: Dorëheqje, Shqipëria kërkon revolucion

As shiu nuk i ndal protestuesit, bulevardi mbushet me thirrje kundër Ramës: Dorëheqje, Shqipëria kërkon revolucion

01/11/2026
Berisha: PD do të vazhdojë mbështetjen ndaj revoltës studentore, me çdo çmim

Berisha: PD do të vazhdojë mbështetjen ndaj revoltës studentore, me çdo çmim

01/11/2026
Pezullohet drejtori i Policisë së Vlorës pas raportimit të pasaktë për protestën në Zvërnec

Iu hoq licenca për sytë e publikut, por më pas fitoi edhe tender 2 milionë euro te qeveria

01/11/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

164.747 artikuj gjithsej