Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DITA 87/ Protestuesit, thirrje SPAK-ut: Arrestoni Ramën!

25/08/2026
DITA 87/ Protestuesit, thirrje SPAK-ut: Arrestoni Ramën!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në ditën e 87-të të protestës para Kryeministrisë, aktivisti Arben Kola i ka drejtuar një thirrje të drejtpërdrejtë SPAK-ut, duke kërkuar veprime konkrete ndaj drejtuesve të lartë politikë.

Kola deklaroi se drejtësia ka një rol kyç në hapjen e rrugës për ndryshimin politik në mënyrë paqësore, ndërsa kërkoi që në ditët e para të shtatorit të ketë arrestime në nivelet e larta të politikës.

“Edhe një herë thirrje për SPAK: Mundësoni revolucionin paqësor! Në javën e parë të shtatorit presim nga ju arrestimet e para në hierarkinë e lartë politike, duke filluar me Edi Ramën! Gjithë shqiptarët i kanë sytë te ju”, deklaroi Kola.

Aktivisti paralajmëroi gjithashtu se, nëse nuk ka veprime ndaj rasteve që protestuesit i konsiderojnë si afera korruptive, SPAK rrezikon, sipas tij, të bëhet pjesë e status quo-së politike.

“Përndryshe ju do të bëheni palë me sistemin e kalbur politik 35-vjeçar. SPAK, veproni sa më shpejt që të bëni të mundur revolucionin paqësor”, u shpreh Kola.

Në protestë foli edhe një i ri shqiptar nga diaspora në New York, i cili tha se kishte ardhur në Shqipëri për t’iu bashkuar qytetarëve që protestojnë dhe kërkoi largimin e kryeministrit Edi Rama.

Sponsorizuar

“Sot dua të flas pak gjatë pasi kam mall, prej 5 vitesh jetoj në New York. Erdha për t’iu takuar juve, ju që ende besoni që ky vend mund të bëhet. Ju që ende nuk e keni humbur shpresën”, tha ai.

Duke folur për emigracionin dhe largimin e shqiptarëve nga vendi, i riu tha se shumë familje janë detyruar të ndjekin të njëjtën rrugë, ndërsa pyeti se kur do të vijë dita që shteti të vendosë qytetarin në qendër.

“Kur do vijë dita që ky shtet të mendojë për qytetarin dhe jo pushtetarin. Sot është dita, ju jeni shpresa e kësaj shoqërie”, u shpreh ai.

Në fund, ai përcolli një mesazh kundërshtues ndaj klasës politike, duke deklaruar se politikanët janë të përkohshëm dhe se qytetarët nuk duhet të përkulen para tyre.

“Ne jemi populli o maskarenj. Ne jemi shoqëria, ne jemi Shqipëria. Politikanët tanë nuk janë perëndi, janë njerëz të përkohshëm. Mos u përkulni ndaj askujt. Zoti e bekoftë Shqipërinë”, përfundoi ai. m.k

Nga arkivi

  • Lindita Metaliaj i kërkon Sandër Lleshajt dokument zyrtar për pallatin ‘e sigurt’ në Lezhë
  • VIDEO/Kryeministri flet për solidaritet dhe jo për ndihma konkrete, shpresojmë tek konferenca e donacioneve për Shqipërinë
  • "Urdhër skandaloz", Vokshi siguron dokumentat: Rama nuk u heq 150 mln USD oligarkëve, por mban rrogat e policëve
  • KE dhuron 15 milionë euro për Shqipërinë, mesazhi i Ursula Von der Leyen
  • "Hera e parë që nuk ka asnjë qindarkë fondi buxhetor”, Berisha për Ramën: Tallje me fatkeqësinë
  • FOTO/"Nuk kanë ardhur akoma inxhinierë", Basha pak metra larg Thumanës: Këtu banorët flenë nën streha plasmasi

Po ndodh

Berisha: Në dosjen e Arubës është vetë Rama, turisti i madh ka qenë ai

Berisha: Në dosjen e Arubës është vetë Rama, turisti i madh ka qenë ai

02/11/2026
Grabitet me armë Raiffeisen Bank te Komuna e Parisit

Grabitet me armë Raiffeisen Bank te Komuna e Parisit

02/11/2026
As shiu nuk i ndal protestuesit, bulevardi mbushet me thirrje kundër Ramës: Dorëheqje, Shqipëria kërkon revolucion

As shiu nuk i ndal protestuesit, bulevardi mbushet me thirrje kundër Ramës: Dorëheqje, Shqipëria kërkon revolucion

01/11/2026
Berisha: PD do të vazhdojë mbështetjen ndaj revoltës studentore, me çdo çmim

Berisha: PD do të vazhdojë mbështetjen ndaj revoltës studentore, me çdo çmim

01/11/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Në dosjen e Arubës është vetë Rama, turisti i madh ka qenë ai

Berisha: Në dosjen e Arubës është vetë Rama, turisti i madh ka qenë ai

02/11/2026
Grabitet me armë Raiffeisen Bank te Komuna e Parisit

Grabitet me armë Raiffeisen Bank te Komuna e Parisit

02/11/2026
As shiu nuk i ndal protestuesit, bulevardi mbushet me thirrje kundër Ramës: Dorëheqje, Shqipëria kërkon revolucion

As shiu nuk i ndal protestuesit, bulevardi mbushet me thirrje kundër Ramës: Dorëheqje, Shqipëria kërkon revolucion

01/11/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

164.747 artikuj gjithsej