Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Dëshmitari për vrasjen në hotel ‘Principote’, ka edhe një tjetër të plagosur me thikë. Luis Varela jetonte në Francë. I thanë të mos vinte në Shqipëri

22/08/2026
Dosja në prokurori/ Ndërtimi i ‘Principotes’ i Bekim Bulicës qëndron mbi një truall 8800 m2, me pronarë…

Screenshot

Share on FacebookShare on Whatsapp

Zbardhet dëshmia për vrasjen e turistit portugez në Ksamil, shoku i viktimës identifikon autorin

Detaje të reja kanë dalë nga hetimi për vrasjen e turistit portugez Luis Miguel Varela Mendez, 20 vjeç, i cili u vra me thikë më 18 gusht në Ksamil, pas një konflikti që nisi në një klub nate dhe vijoi në plazhin pranë tij.

Në dëshminë e dhënë para hetuesve, një prej miqve të viktimës, Adib Ghanmi, ka treguar se ishte bashkë me shtatë persona të tjerë në klubin “Principote”, ku po festonin. Pas përfundimit të festës, grupi kishte vijuar qëndrimin në plazh, ku sipas dëshmisë nisi konflikti.

Ghanmi ka deklaruar se pranë grupit është afruar një person, rreth 25-30 vjeç, me veshje të shkurtra ngjyrë jeshile, i cili, sipas tij, ishte shqiptar, por fliste frëngjisht. Ai dyshohet se ka ofenduar një prej miqve të grupit, duke shkaktuar përplasjen.

Sipas dëshmisë, pas një goditjeje me kokë, situata u përshkallëzua dhe grupet u përfshinë në konflikt.

Më pas, sipas Ghanmit, në vendngjarje ka mbërritur një tjetër person, i veshur me të bardha dhe me flokë të gjatë, i cili mbante një thikë në dorë. Fillimisht ai ka goditur në këmbë me thikë një prej shokëve të grupit, të identifikuar si Tourpal, dhe më pas ka goditur në zemër Luis Miguel Varela Mendez, duke i shkaktuar plagën fatale.

“Pas kësaj filluan njerëzit të bërtisnin dhe në drejtim të nesh erdhën rreth 10-15 persona të sigurimit”, ka deklaruar dëshmitari.

Ai ka treguar gjithashtu se është përpjekur të ndalojë personin që kishte nisur konfliktin, por ky i fundit e ka shtyrë dhe ai ka përfunduar në ujë.

Dëshmitari identifikon autorin

Prokuroria e ka pyetur Ghanmin nëse do të ishte në gjendje të njihte personin që goditi me thikë viktimën. Ai është përgjigjur se, nëse do ta shihte sërish, do ta njihte.

Sponsorizuar

Më pas, hetuesit i kanë paraqitur një fotografi të Sokrat Vatës. Sipas dëshmisë së administruar në dosje, Ghanmi e ka identifikuar atë si personin që goditi me thikë Luis Miguel Varela Mendez.

Pushimet në Shqipëri u kthyen në tragjedi për një 20-vjeçar nga Nisa e Francës. Luis Miguel Varela Mendes, i njohur me pseudonimin “Milton”, u vra me thikë më 18 gusht në Ksamil, pas një sherri që nisi në një lokal dhe vijoi në një plazh aty pranë.

Miltoni kishte ardhur në Nisë nga Kepi i Gjelbër në moshën 11-vjeçare dhe ishte integruar në komunitet. Për disa vite ai ishte mbështetur nga qendra sociale “La Ruche”, pjesë e shoqatës “La Semeuse”, ku merrte pjesë në aktivitete për të rinjtë.

Drejtori i shoqatës, Christophe Tassano, e përshkroi 20-vjeçarin si një të ri “shumë të dashur”, i cili “gjithmonë përpiqej të qetësonte konfliktet”.

Sipas policisë shqiptare, i dyshuari kryesor për vrasjen, një 29-vjeçar, u arrestua disa orë pas ngjarjes. Ai u gjet i fshehur në bagazhin e një automjeti që po udhëtonte drejt Tiranës.

Miltoni dhe miqtë e tij fillimisht kishin planifikuar të udhëtonin drejt Spanjës, por për shkak të vonesave në organizim vendosën të zgjidhnin Shqipërinë si destinacion. Edukatorët e tij, ndërkohë, e kishin këshilluar të mos udhëtonte atje.

Në Nisë, shoqatat dhe strukturat lokale janë mobilizuar për të mbështetur familjen e të riut, e cila ndodhet në vështirësi të mëdha. Banesa e tyre ishte shkatërruar së fundmi nga një zjarr.

Familja tashmë duhet të përballojë edhe kostot e riatdhesimit të trupit dhe shpenzimet ligjore. Një fushatë solidariteti kishte mbledhur mbi 6,300 euro deri të premten.a.b

Nga arkivi

  • Hapen dosjet, policia heton për grupet kriminale me të cilat u ‘përplas’ komisari
  • DETAJE & EMRA/ Zbardhet plagosja në Shijak, arrestohen dy persona
  • VIDEO/ Durrës, vajza e dehur në timon përplaset dhe shpërthen në flakë karburantin
  • FOTO/Berat, i riu depresiv, hidhet nga “Ura e Varur”
  • Gruaja kërcënon kolegen e burrit: Hiq dorë, s’e shikon që ndodhin vrasje?!
  • VIDEO/ Zbardhet plagosja në Shijak, arrestohen dy autorët në taksi

Po ndodh

Berisha: Në dosjen e Arubës është vetë Rama, turisti i madh ka qenë ai

Berisha: Në dosjen e Arubës është vetë Rama, turisti i madh ka qenë ai

02/11/2026
Grabitet me armë Raiffeisen Bank te Komuna e Parisit

Grabitet me armë Raiffeisen Bank te Komuna e Parisit

02/11/2026
As shiu nuk i ndal protestuesit, bulevardi mbushet me thirrje kundër Ramës: Dorëheqje, Shqipëria kërkon revolucion

As shiu nuk i ndal protestuesit, bulevardi mbushet me thirrje kundër Ramës: Dorëheqje, Shqipëria kërkon revolucion

01/11/2026
Berisha: PD do të vazhdojë mbështetjen ndaj revoltës studentore, me çdo çmim

Berisha: PD do të vazhdojë mbështetjen ndaj revoltës studentore, me çdo çmim

01/11/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Në dosjen e Arubës është vetë Rama, turisti i madh ka qenë ai

Berisha: Në dosjen e Arubës është vetë Rama, turisti i madh ka qenë ai

02/11/2026
Grabitet me armë Raiffeisen Bank te Komuna e Parisit

Grabitet me armë Raiffeisen Bank te Komuna e Parisit

02/11/2026
As shiu nuk i ndal protestuesit, bulevardi mbushet me thirrje kundër Ramës: Dorëheqje, Shqipëria kërkon revolucion

As shiu nuk i ndal protestuesit, bulevardi mbushet me thirrje kundër Ramës: Dorëheqje, Shqipëria kërkon revolucion

01/11/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

164.747 artikuj gjithsej