Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 30 Tetor 2026, 09:04 Studentët vijojnë të refuzojnë, sofra e dialogut edhe sot para Kryeministrisë Kryeministri Edi Rama ka vendosur edhe mëngjesin e kësaj të premte sofrën e gurtë për dialog me protestuesit. “Mirëmëngjes”, ka shkruar kreu i qeverisë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj në Fier
  • Protesta opozitare
  • Zhdukja e Martinajt
  • Votimi në Kuvend
  • Vrasja e Arlindës
  • Aksidenti në Spanjë
  • Protesta në Francë
  • Grevë e përgjithshme
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj në Fier
  • Protesta opozitare
  • Zhdukja e Martinajt
  • Votimi në Kuvend
  • Vrasja e Arlindës
  • Aksidenti në Spanjë
  • Protesta në Francë
  • Grevë e përgjithshme
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Integrimi europian në fokus, Peleshi vendos objektivat e reja të Kuvendit: Domosdoshmëri rishikimi i statusit të deputetit

Lajme E martë, 8 Shtator 2026 17:30
Integrimi europian në fokus, Peleshi vendos objektivat e reja të Kuvendit: Domosdoshmëri rishikimi i statusit të deputetit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kuvendi nis sesionin e ri parlamentar me një axhendë të orientuar drejt integrimit europian. Në çeljen e seancës së parë plenare, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, bëri bilancin e punës së sezonit të kaluar dhe prezantoi tre objektivat kryesore që do të udhëheqin veprimtarinë parlamentare në vijim.

Në qendër të tyre është procesi i integrimit në Bashkimin Europian, të cilin Peleshi e cilësoi si një prioritet të punës së Kuvendit. Një tjetër fokus do të jetë reforma zgjedhore dhe ajo territoriale. Sipas Peleshit, këto reforma duhet të synojnë afrimin e institucioneve me qytetarët dhe përmirësimin e mënyrës së funksionimit të tyre.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në axhendën e re parlamentare pritet të përfshihet edhe rishikimi i statusit të deputetit, një çështje që kreu i Kuvendit e konsideroi të domosdoshme. Me këto prioritete, sesioni i ri parlamentar pritet të fokusohet te përafrimi me standardet europiane dhe te reforma të rëndësishme që prekin drejtpërdrejt funksionimin e institucioneve.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pjesë nga fjala

Integrimi evropian mbetet prioriteti numër një i punës së Kuvendit edhe gjatë këtij sesioni. Kuvendi duhet të jetë një nga motorët e këtij procesi. Gjatë këtij sesioni do të punojmë në tri drejtime themelore.

Mund t'ju interesojë

Studentët vijojnë të refuzojnë, sofra e dialogut edhe sot para Kryeministrisë

Studentët vijojnë të refuzojnë, sofra e dialogut edhe sot para Kryeministrisë

Para 5 minutash
Sulo: Njerëzit nuk dolën në shesh për vaj dhe makarona…

Sulo: Njerëzit nuk dolën në shesh për vaj dhe makarona…

Para 11 orësh
Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të penduarit

Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dës...

Para 11 orësh

Së pari, përafrimi i legjislacionit. Kuvendi do të shqyrtojë me përparësi projektligjet që lidhen me standardet e Bashkimit Evropian dhe me përmbushjen e detyrimeve të negociatave duke u fokusuar te rezultatet. Ndaj, pas riorganizimit të tij, do të rrisim bashkëpunimin ndërmjet Shërbimit Legjislativ, strukturave përgjegjëse për përafrimin dhe Institutit Parlamentar. Do të forcojmë kontrollin post-legjislativ, sepse detyra e Kuvendit nuk përfundon kur një ligj votohet, por vazhdon edhe gjatë zbatimit dhe vlerësimit të efekteve të tij.

Së dyti, intensifikimi i diplomacisë parlamentare. Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian kërkon mbështetjen e institucioneve evropiane, të qeverive dhe të parlamenteve të vendeve anëtare. Kontaktet dinamike me parlamentet e 27 vendeve anëtare do të vazhdojnë. Në 28 shtator, Kuvendi do të organizojë në Tiranë Konferencën Ndërparlamentare “Agjenda Strategjike e Zgjerimit të BE-së dhe anëtarësimi i Shqipërisë”, e cila do të mbledhë përfaqësues të parlamenteve të vendeve anëtare, kandidate dhe të institucioneve evropiane. Ajo është një mundësi për të vendosur Shqipërinë në qendër të dialogut mbi të ardhmen e zgjerimit evropian. Një rol të rëndësishëm në këtë proces do të vazhdojnë të kenë Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, Këshilli Kombëtar për Integrimin Evropian dhe Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Së treti, përgatitja për anëtarësimin e plotë. Gjatë këtij sesioni do të fillojmë punën për t’u përgatitur edhe për mënyrën se si Shqipëria do të funksionojë si një vend anëtar me të drejta të plota. Kjo kërkon plotësime ligjore dhe institucionale, një infrastrukturë të përshtatshme për pjesëmarrjen në proceset e vendimmarrjes evropiane dhe përgatitjen e administratës për përgjegjësitë e reja. Nuk do të presim ditën e anëtarësimit për të filluar përgatitjet për anëtarësimin. Do të fillojmë që sot.

Çështje te rëndësishme të këtij sesioni mbeten edhe Reforma Zgjedhore dhe Reforma Administrative-Territoriale. Këto janë dy procese të ndryshme, por të dyja lidhen me cilësinë e demokracisë, përfaqësimin dhe funksionimin e institucioneve. Reformat tona duhet të afrojnë më shumë institucionet me qytetarin. Rishikimi i Statusit të Deputetit është një nevojë e domosdoshme, që ky mandat të shërbejë gjithmonë si instrument llogaridhënieje, mjet në shërbim të qytetarit, dhe jo si mburojë privilegjesh. Kuvendi do të vlerësojë nevojën për përmirësimin e legjislacionit mjedisor dhe forcimin e mekanizmave për zbatimin e tij, pasi mjedisi është pjesë e zhvillimit të qëndrueshëm dhe e cilësisë së jetës.

Etiketat e lidhura

Kuvendniko peleshi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Studentët vijojnë të refuzojnë, sofra e dialogut edhe sot para Kryeministrisë
Para 5 minutash

Studentët vijojnë të refuzojnë, sofra e dialogut edhe sot para Kryeministrisë

Moti i paqëndrueshëm sot, reshje shiu dhe erë e fortë
Para 2 orësh

Moti i paqëndrueshëm sot, reshje shiu dhe erë e fortë

Horoskopi: Këshilla për dashuri, punë dhe financa
Para 2 orësh

Horoskopi: Këshilla për dashuri, punë dhe financa

Izraeli përballet me javë negociatash koalicioni pasi asnjë bllok nuk fiton shumicën
Para 2 orësh

Izraeli përballet me javë negociatash koalicioni pasi asnjë bllok nuk fiton shumicën

Më të lexuarat

1 Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord
Para 11 orësh

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord

2 Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!
Para 11 orësh

Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!

3 Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të penduarit
Para 11 orësh

Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të pendu...

4 A ka lidhje transferimi i Agasit në Fier me Veliajn? Klodiana Lala tregon prapaskenat
Para 11 orësh

A ka lidhje transferimi i Agasit në Fier me Veliajn? Klodiana Lala tregon prapaskenat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.