Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 30 Tetor 2026, 10:46 Aksident zinxhir në Unazën e Madhe, disa automjete përplasen me njëra tjetrën Një aksident rrugor është regjistruar në Unazën e Madhe në Tiranë, ku disa automjete janë përfshirë në një përplasje me njëra-tjetrën. Si pasojë e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj në Fier
  • Protesta opozitare
  • Zhdukja e Martinajt
  • Votimi në Kuvend
  • Vrasja e Arlindës
  • Aksidenti në Spanjë
  • Protesta në Francë
  • Grevë e përgjithshme
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj në Fier
  • Protesta opozitare
  • Zhdukja e Martinajt
  • Votimi në Kuvend
  • Vrasja e Arlindës
  • Aksidenti në Spanjë
  • Protesta në Francë
  • Grevë e përgjithshme
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Diaspora4Innovation, akademikë dhe ekspertë shqiptarë nga bota mblidhen në Tiranë

Diaspora4Innovation, akademikë dhe ekspertë shqiptarë nga bota mblidhen në Tiranë

Sociale
E martë, 8 Shtator 2026 11:03
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Akademikë nga diaspora dhe Shqipëria, drejtues universitetesh, profesionistë, sipërmarrës, studentë, institucione publike dhe partnerë ndërkombëtarë do të bëhen bashkë në konferencën Diaspora4Innovation, që do të zhvillohet më 10 dhe 11 shtator, te Piramida e Tiranës.

Në këtë konferencë dyditore do të prezantohen rezultatet e nismës Diaspora4Innovation, e cila gjatë dy viteve të fundit ka angazhuar ekspertizën e diasporës shqiptare në arsimin e lartë, kërkimin shkencor, sipërmarrjen dhe inovacionin në Shqipëri.

Në kuadër të nismës, GIZ Albania, GERMIN dhe 11 universitete shqiptare nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për të krijuar bashkëpunim të qëndrueshëm mes Diasporës Akademike Shqiptare dhe arsimit të lartë në Shqipëri. Gjatë zbatimit të projektit janë angazhuar 11 akademikë nga diaspora dhe 15 akademikë nga 11 universitete në Shqipëri, ndërsa 22 ekspertë të tjerë të diasporës kanë mbështetur programe për startupe dhe ngritjen e kapaciteteve të institucioneve të arsimit të lartë për aplikime në programe evropiane.

Në kuadër të nismës, 71 startupe shqiptare, prej të cilave 44 të themeluara nga gra, kanë përfituar nga mentorimi dhe ekspertiza e diasporës, ndërsa 14 kurse universitare, me 554 studentë, janë zhvilluar dhe pasuruar përmes përfshirjes së akademikëve nga diaspora.

Konferenca do të fokusohet në rezultatet dhe mësimet e nxjerra nga projekti, bashkëpunimin mes diasporës dhe universiteteve, edukimin për sipërmarrjen dhe krijimin e mekanizmave më të qëndrueshëm për angazhimin e ekspertizës së diasporës në Shqipëri.

Në program do të marrin pjesë gjithashtu ekspertë ndërkombëtarë nga Armenia, Britania e Madhe, Australia, Danimarka, Franca, Gjermania, Norvegjia dhe vende të tjera, të cilët do të sjellin perspektiva dhe modele ndërkombëtare mbi angazhimin e diasporës, arsimin dhe inovacionin.


GERMIN është një organizatë që lidh dhe fuqizon shqiptarët në mbarë botën, duke mobilizuar njohuritë, përvojën dhe rrjetet e diasporës në mbështetje të zhvillimit demokratik, ekonomik dhe shoqëror të vendeve të origjinës. Përmes inovacionit, teknologjisë, sipërmarrjes dhe krijimit të partneriteteve strategjike, GERMIN ndërton ura të qëndrueshme ndërmjet diasporës dhe komuniteteve vendore, duke nxitur bashkëpunimin, udhëheqjen dhe ndryshimet me ndikim afatgjatë.

Mund t'ju interesojë

Aksionet e Jio Platforms, të mbështetura nga Meta dhe Google, rriten mbi 21% në debutimin tregtar pas IPO-së rekord

Aksionet e Jio Platforms, të mbështetura nga Meta dhe Google, rriten mbi 21% në debutim...

28 Tetor 2026, 06:46
Zëri i rinisë franceze: Kur numrat nuk mjaftojnë

Zëri i rinisë franceze: Kur numrat nuk mjaftojnë

27 Tetor 2026, 11:25
Dukesha e Sussex-it “thellësisht e shqetësuar” nga akuzat për imazhe abuzimi seksual të fëmijëve kundër babait të saj

Dukesha e Sussex-it “thellësisht e shqetësuar” nga akuzat për imazhe abuzimi seksual të...

23 Tetor 2026, 20:00
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

EU4Innovation është një projekt i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian, Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), si dhe Sida. Projekti zbatohet nga GIZ Shqipëri, si organizatë kryesuese në zbatim, dhe Sida, si përgjegjëse për Challenge Fund. Projekti mbështet Qeverinë e Shqipërisë në arritjen e objektivave kryesorë në fushën e zhvillimit ekonomik, përmes përshpejtimit dhe transformimit në një ekonomi të nxitur nga inovacioni dhe të bazuar në njohuri, duke i dhënë hov kapitalit të saj njerëzor, potencialit sipërmarrës dhe kërkimit, si dhe duke rritur kështu konkurrueshmërinë. Objektivi specifik i projektit është rritja e pjekurisë dhe ekspozimit të ekosistemit shqiptar të startupeve dhe inovacionit, si dhe të anëtarëve të tij.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Aksident zinxhir në Unazën e Madhe, disa automjete përplasen me njëra tjetrën
Para 7 minutash

Aksident zinxhir në Unazën e Madhe, disa automjete përplasen me njëra tjetrën

Akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, SPAK mbyll hetimet për ish-kreun e ARRSH, Evis Berberit
Para 10 minutash

Akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, SPAK mbyll hetimet për ish-kreun e ARRSH, Evis Berberit

Kim Kardashian surprizon nga tapeti i kuq: Jam tifoze e madhe e Romës!
Para 24 minutash

Kim Kardashian surprizon nga tapeti i kuq: Jam tifoze e madhe e Romës!

Erion Veliajn e çuan në Fier, por po e rikthejnë në politikë! Në skenë pritet të dalë edhe Sajmir Tahiri
Para 25 minutash

Erion Veliajn e çuan në Fier, por po e rikthejnë në politikë! Në skenë pritet të dalë edhe Sajmir Tahiri

Më të lexuarat

1 Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord
Para 12 orësh

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord

2 Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!
Para 12 orësh

Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!

3 A ka lidhje transferimi i Agasit në Fier me Veliajn? Klodiana Lala tregon prapaskenat
Para 13 orësh

A ka lidhje transferimi i Agasit në Fier me Veliajn? Klodiana Lala tregon prapaskenat

4 Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të penduarit
Para 12 orësh

Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të pendu...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.