Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 1 Nëntor 2026, 14:56 Librazhd/ Makina bie në humnerë, gjendet pistoletë pranë saj! Një aksident është regjistruar në fshatin Farret, në njësinë administrative Stravaj të Librazhdit, ku një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe ka…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Rasti Veliaj
  • Derbi i Madoninës
  • Euro e dobët
  • Tritol në Tiranë
  • Selin Bollati
  • Trump kundër Murdoch
  • Tragjedia në Itali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Rasti Veliaj
  • Derbi i Madoninës
  • Euro e dobët
  • Tritol në Tiranë
  • Selin Bollati
  • Trump kundër Murdoch
  • Tragjedia në Itali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”/ Bushi: Nuk shkojmë thjesht për të marrë pjesë, synojmë një paraqitje dinjitoze

Sporti E mërkurë, 19 Gusht 2026 10:10
Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”/ Bushi: Nuk shkojmë thjesht për të marrë pjesë, synojmë një paraqitje dinjitoze
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kombëtarja shqiptare U-21 do të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, teksa trajneri Alban Bushi ka publikuar listën e futbollistëve që do të përfaqësojnë Shqipërinë në këtë kompeticion të rëndësishëm ndërkombëtar.

Pas publikimit të listës, trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, ka folur për fshf.org për pritshmëritë, objektivat dhe rëndësinë e këtij turneu për një grup të ri futbollistësh kuqezi.

“Jemi shumë të motivuar që Shqipëria do të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare. Për ne nuk është thjesht një turne, por një mundësi për të treguar karakterin, personalitetin dhe mentalitetin e futbollit shqiptar. E dimë që grupi është shumë i fortë, Italia, Kosova dhe Algjeria. I respektojmë shumë këto skuadra, por do të shkojmë atje jo thjesht për të qenë pjesëmarrës, por për t’i konkurruar ato.

Objektivi ynë është që të kualifikohemi. E dimë që është e vështirë, por futbolli nuk fitohet vetëm me emra dhe histori, por me organizim, besim dhe mbi gjithçka për të luftuar për çdo top. Lista është pothuajse krejt e re. Është një listë me lojtarë të datëlindjeve shumë të vogla, 2006, 2007 dhe 2008 që do të jenë sezonin tjetër me ekipin shpresa. Edhe për ata është një mundësi e mirë për të treguar vlerat e tyre dhe për t’u matur me futbollin europian. Pavarësisht se nuk janë në gjendje optimale sepse kampionati i Kategorisë së Parë nuk ka filluar akoma, po unë mendoj që do të jetë një performancë shumë e mirë”, – – tha Bushi.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Trajneri i Kombëtares U-21 vlerëson gjithashtu sfidën e parë ndaj Italisë dhe kohën e shkurtër në dispozicion për përgatitjen e skuadrës. Bushi thekson se stafi teknik do të punojë për t’u përcjellë futbollistëve idetë dhe strategjitë e nevojshme për përballjen me një prej kundërshtarëve më të fortë të grupit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Koha në dispozicion është shumë e vogël. Sot është e mërkurë dhe ne do të luajmë të shtunën me Italinë në orën 21:00. Do të mundohemi dhe ne si staf për të dhënë idetë dhe strategjitë tona se si do të luajmë ndaj Italisë. Për ne çdo ndeshje do të jetë si një finale. Duhet të jemi shumë dinjitoz në performancën tonë dhe kemi shumë dëshirë që ta fitojmë këtë turne”, tha Alban Bushi.

Mund t'ju interesojë

Hamilton siguron pole position-in e parë me Ferrari në Meksikë, Vasseur kërkon fitore

Hamilton siguron pole position-in e parë me Ferrari në Meksikë, Vasseur kërkon fitore

Para 7 orësh
Milani bëhet “makth” për Interin, fiton herë të katërt radhazi Derbin e Madoninës

Milani bëhet “makth” për Interin, fiton herë të katërt radhazi Derbin e Madoninës

Para 16 orësh
Spektakël në Klassiker mes Bayernit dhe Dortmundit, por nuk ka fitues

Spektakël në Klassiker mes Bayernit dhe Dortmundit, por nuk ka fitues

Para 18 orësh
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Librazhd/ Makina bie në humnerë, gjendet pistoletë pranë saj!
Tani

Librazhd/ Makina bie në humnerë, gjendet pistoletë pranë saj!

Pas fitores së studentëve në Serbi, arrestohet shefi i Policisë Kriminale!
Para 45 minutash

Pas fitores së studentëve në Serbi, arrestohet shefi i Policisë Kriminale!

Rama prezanton “Pasqyrë Albania”, qytetarët do të komunikojnë me të edhe përmes inteligjencës artificiale
Para 51 minutash

Rama prezanton “Pasqyrë Albania”, qytetarët do të komunikojnë me të edhe përmes inteligjencës artificiale

Dy persona në pranga, transportonin emigrantë kundrejt pagesës, sekuestrohet automjeti dhe telefonat
Para 1 ore

Dy persona në pranga, transportonin emigrantë kundrejt pagesës, sekuestrohet automjeti dhe telefonat

Më të lexuarat

1 Ja si ishte Blendi Fevziu 30 vite me parë kur ishte kryeredaktor i revistës AKS
Para 17 orësh

Ja si ishte Blendi Fevziu 30 vite me parë kur ishte kryeredaktor i revistës AKS

2 Euro e dobët dhe paratë e pista
Para 7 orësh

Euro e dobët dhe paratë e pista

3 Kryebashkiaku i parë që deklaron rikandidimin me 9 maj…
Para 17 orësh

Kryebashkiaku i parë që deklaron rikandidimin me 9 maj…

4 Horoskopi për sot, 1 nëntor 2026
Para 8 orësh

Horoskopi për sot, 1 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.