Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 30 Tetor 2026, 09:38 Barcelona gati të largoje 3 yje për të transferuar Harry Kane Barcelona po përgatit një revolucion në merkaton e ardhshme, me synimin për të siguruar një sulmues të nivelit të lartë. Sipas raportimeve, drejtuesit katalanas…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj në Fier
  • Protesta opozitare
  • Zhdukja e Martinajt
  • Votimi në Kuvend
  • Vrasja e Arlindës
  • Aksidenti në Spanjë
  • Protesta në Francë
  • Grevë e përgjithshme
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj në Fier
  • Protesta opozitare
  • Zhdukja e Martinajt
  • Votimi në Kuvend
  • Vrasja e Arlindës
  • Aksidenti në Spanjë
  • Protesta në Francë
  • Grevë e përgjithshme
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Mbrojtja e Thaçit e quan “marrëzi ligjore” dosjen e prokurorisë, kërkon lirimin

Kosova E enjte, 10 Shtator 2026 19:19
Mbrojtja e Thaçit e quan “marrëzi ligjore” dosjen e prokurorisë, kërkon lirimin
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në një seancë të tensionuar gjyqësore, teoria e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) është cilësuar si një marrëzi nga pikëpamja ligjore nga ana e mbrojtjes. Mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, kërkoi sot gjatë fjalës përfundimtare në Dhomat e Specializuara të Kosovës, që ndaj klientit të saj të merret aktgjykim lirues. Gjatë parashtrimeve, avokatja Sophie Menegon theksoi se akuzat për pajtim apo nxitje për vepra penale nuk mbështeten në asnjë jurisprudencë të vetme dhe se ZPS-ja nuk ka sjellë asnjë produkt apo veprim konkret që të vërtetojë këto pretendime.

“Teoria e ZPS-së e kontaktimit është edhe më e paqartë kur kombinohet me format e tjera të përgjegjësisë penale. ZPS-ja argumenton se të akuzuarit akuzohen për pajtim se kanë tentuar ose janë nxitur të tentojnë. Kjo është një marrëzi nga pikëpamja ligjore. Të dënosh një person për një vepër penale, duhet parë dhe produkti konkret i veprës penale. Pra, ZPS-ja nuk ka pasur asnjë rast të vetëm, nuk na ka gjetur një jurisprudencë të vetme që të kemi mundësi ta pranojmë këtë koncept të tyre. Po ashtu, sa i takon formave të përgjegjësisë penale nga ZPS-ja, është e paqartë sepse nuk na shpjegojnë se ku i kanë provat për këtë. Përveç formës së tretë të nxitjes, çdo formë tjetër e përgjegjësisë penale kërkon veprim”, tha ajo.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mbrojtja vuri në dukje boshllëqe të thella në logjikën e prokurorisë, veçanërisht lidhur me ngjarjet para dhe pas vizitave në qendrën e paraburgimit. ZPS-ja u akuzua se po përpiqet të lidhë sjellje të ndodhura përpara se të ekzistonte grupi apo marrëveshja e pretenduar. Po ashtu, raportohet se prokurorisë i mungojnë provat për të lidhur komunikimet dhe takimet e pasvizitave me një komplot të mundshëm për të ndikuar te dëshmitarët. Çdo deduksion nga ana e prokurorisë rreth udhëzimeve të pretenduara të Hashim Thaçit nga paraburgimi, u cilësua si i pabazuar, duke theksuar se marrëdhëniet e mëparshme personale apo profesionale mes personave nuk përbëjnë krim apo provë fajësie.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Goditja më e rëndë gjatë seancës erdhi mbi besueshmërinë e provave kryesore të ZPS-së. Transkriptet e incizimeve të fshehta në qendrën e paraburgimit, të cilat përbëjnë shtyllën e akuzave ndaj Thaçit, u përshkruan si të pambështetshme. Mbrojtja sfidoi direkt mënyrën se si këto transkripte po trajtohen nga gjykata, duke argumentuar se rregullat standarde të zbardhjes së seancave gjyqësore nuk mund të aplikohen njësoj për përgjimet e fshehta audio, çka mund të rrezikojë të kthejë përmbys të gjithë strategjinë e akuzës.

Mund t'ju interesojë

Vr*sja e Arlinda Zekajt/ Pezullohen nga detyra 11 zyrtarë, mes tyre edhe Faruk Muqolli

Vr*sja e Arlinda Zekajt/ Pezullohen nga detyra 11 zyrtarë, mes tyre edhe Faruk Muqolli

Para 17 orësh
Vrasja e Arlinda Zekajt, pezullohen nga detyra kryeprokurorja e Pejës dhe prokurorja e çështjes

Vrasja e Arlinda Zekajt, pezullohen nga detyra kryeprokurorja e Pejës dhe prokurorja e ...

Para 18 orësh
Protestë në Prishtinë pas vr*sjes së Arlinda Zekajt

Protestë në Prishtinë pas vr*sjes së Arlinda Zekajt

28 Tetor 2026, 16:28

Menegon tha se ekspertiza e fundit forenzike ka nxjerrë në pah se këto prova audio janë të një cilësie tepër të dobët, duke vënë në pikëpyetje të gjithë procesin e transkriptimit dhe provat e paraqitura prej tyre. Ajo tha se sipas ekspertes udhëheqëse në këtë fushë, ekspertja e transkriptimit në fushën e kriminalistikës, Helen Fraser, audiot e regjistruara fshehurazi nuk mund të trajtohen me të njëjtin standard si audiot zyrtare të sallës së gjyqit, ku folësit flasin ngadalë dhe pranë mikrofonave.

Sipas saj, regjistrimet e ZPS-së janë kryer në kushte ku personat nuk ishin në dijeni, larg mikrofonave të fshehtë, shpesh duke folur njëkohësisht dhe me një zhurmë të madhe në sfond, duke e bërë materialin thellësisht të paqartë. Ajo nënvizoi se me një pjesë të madhe të provave audio që rezultojnë të pakuptueshme dhe të refuzuara nga përkthyesit profesionistë, ngrihet një pyetje thelbësore mbi të gjithë procesin: si mund t’i kërkohet trupit gjykues të dalë në përfundime mbi fakte që as vetë ekspertët nuk arrijnë t’i dëgjojnë? /KosovaPress/

Etiketat e lidhura

thaci
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Barcelona gati të largoje 3 yje për të transferuar Harry Kane
Para 4 minutash

Barcelona gati të largoje 3 yje për të transferuar Harry Kane

Milan dhe Inter zbulojnë projektin e stadiumit të ri, “Generali Stadium” do të ketë 71.500 vende
Para 19 minutash

Milan dhe Inter zbulojnë projektin e stadiumit të ri, “Generali Stadium” do të ketë 71.500 vende

Skandal në Pentagon! Shkarkohet gjenerali amerikan, dyshohet se nxori sekrete ushtarake për Iranin dhe Ukrainën
Para 20 minutash

Skandal në Pentagon! Shkarkohet gjenerali amerikan, dyshohet se nxori sekrete ushtarake për Iranin dhe...

Zgjedhjet lokake, Presidenti Begaj pret sot partitë për datën. Opozita bojkoton
Para 27 minutash

Zgjedhjet lokake, Presidenti Begaj pret sot partitë për datën. Opozita bojkoton

Më të lexuarat

1 Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord
Para 11 orësh

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord

2 Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!
Para 11 orësh

Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!

3 Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të penduarit
Para 11 orësh

Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të pendu...

4 A ka lidhje transferimi i Agasit në Fier me Veliajn? Klodiana Lala tregon prapaskenat
Para 11 orësh

A ka lidhje transferimi i Agasit në Fier me Veliajn? Klodiana Lala tregon prapaskenat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.