Prej orësh qindra shqiptarë të diasporës që do të vinin në Shqipëri që ti bashkoheshin protestës qytetare kundër Edi Ramës dhe qeverisë së tij, ishin bllokuar në Mal të Zi.
Por situata duket se është zhbllokuar edhe pse jo ashtu siç duhej të ndodhte.
Në faqen e Instagramit të kolonës së diasporës ‘Per flamur e per Atdhe’, emigrantët shkruajnë se policia e Malit të Zi i ka lënë të lirë, dhe po i shoqëron për në Kosovë.
Më pas, autokolona me shqiptarët e diasporës do të futet në Shqipëri për të mbërritur në Tiranë dhe për t’iu bashkuar protestës mbarë qytetare në të cilën kërkohet dorëheqja e Edi Ramës dhe qeverisë së tij.
© SYRI.net
‘171 milionë dëm ekonomik nga KLSH’/ Spahia: Shqiptarët paguajnë faturën e hajdutërisë, qeveria e mbulon me taksa
‘Dronë për gaz ndaj protestuesve, por jo për zjarret, ligje të rrepta për protestat, por jo për korrupsionin’
Nafta ruse drejt SHBA, Bajra: Po krijohet një korridor i drejtpërdrejtë, në sfond edhe skenari i sulmit ndaj Iranit