Top Channel/ Durrës, plagoset avokati, një 61 vjeçar e qëlloi me armë zjarri
16/09/2026 22:59

Një avokat u plagos me armë zjarri pasditen e së mërkurës, në një lokal në shëtitoren bregdetare “Taulantia” në Durrës. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:30, ku 52-vjeçari Elton Shllaku u qëllua me pistoletë në dorë. Policia njoftoi se autor i dyshuar ishte një 61-vjeçar, banues në lagjen nr. 1, i cili u largua nga vendi i ngjarjes pasi qëlloi për motive të dobëta ndaj 52-vjeçarit. Shllaku u dërgua në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Hetimet e mëtejshme e lidhën ngjarjen me një konflikt pronësie për shitblerjen e një banese. Sipas burimeve policore, i plagosuri Shllaku, 61-vjeçari Fatmir Ferhati dhe një person tjetër kanë qenë ulur në një tavolinë për të sqaruar mosmarrëveshjen, por situata përfundoi me përdorimin e armës. Në orët e vona të mbrëmjes, Ferhati u shoqërua nga policia në komisariat, ndërsa personi tjetër është shpallur në kërkim. Grupi hetimor do të bëjë dhe kqyrjen e kamerave të sigurisë për të përcaktuar dinamikën e ngjarjen dhe personin që qëlloi. Burimet sqarojnë se konflikti nuk lidhet me ushtrimin e profesionit të avokatit, ndërsa Shllaku, që ka punuar më parë në hipotekë, njihet edhe si ndërmjetës në çështje pronësie. Sipas policisë, në dëshminë e tij i plagosuri nuk ka dhënë detaje mbi mosmarrëveshjen. Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Momente tmerri/ Flakë e plumba gome/Sheshi kthehet në fushëbetejë, shpërthejnë përplasjet e dhunshme
24/10 18:46
Top Channel/ “Lumë” fishekzjarrësh drejt policisë, protestuesit sulmojnë efektivët
24/10 18:43
Top Channel/ Kaos dhe tym në sheshin “Skëndërbej”, protestuesit në grupe
24/10 18:39
Top Channel/ Protestuesit u vënë flakën hunjve prej druri për t’i përdorur kundër policisë
24/10 18:37
Top Channel/ Turisti gjerman ha akullore, sheh si spektator protestën
24/10 18:27
Top Channel/ Plagoset një i protestues me plumb gome, e ndihmojnë shokët e tej
24/10 18:22
Top Channel/ Ha sufllaqe në qetësi, protestuesit e tjerë në sheshin “Skëndërbej”
24/10 18:09
Top Channel/ Lojëra dhe puthje përpara kamerës, momente të veçanta nga dy protestuesit viralë
24/10 17:53
Top Channel/ Ha sufllaqe në qetësi, protestuesit e tjerë në sheshin “Skëndërbej”
24/10 17:50
Top Channel/ Protestues rezistentë dhe gaz lotsjellës në sheshin “Skëndërbej”
24/10 17:45
Top Channel/ Protestuesit hedhin molotovë në drejtim të policisë, protestuesit i merr flakë xhaketa
24/10 17:45
Top Channel/ Protestuesit hedhin molotovë në drejtim të efektivëve, dy policë marrin flakë
24/10 17:37
Top Channel/ Polici gjuan me gurë, protestuesit i kundërpërgjigjen po me gurë
24/10 17:30
Top channel/ Kaos në Bulevard, policë, makina me ujë, gaz dhe gurë
24/10 17:19
Top Channel/ Tension në protestë/ Përplasje në distancë. Të rinjtë hedhin gurë, policia, ujë dhe gaz
24/10 17:09
Top Channel/ Djegin kazanët e plehrave, protestuesit në kryqëzimin e “21 Dhjetorit”
24/10 16:27
Top Channel/ Forca policie dhe gurë në Bulevard, protestuesit shpërndahen në drejtime të ndryshme
24/10 16:26
Top News – Policia shpërndan turmën. Të rinjtë përballen me ujë me presion dhe gaz lotsjellës
24/10 16:21
Top News – ‘Policia e krimit!’ Të rinjtë hedhin gurë mbi uniformat blu, përplasje në bulevard
24/10 16:20
Top News – Tirana në kaos! Zjarr para ministrisë, Policia hedh gaz lotsjellës dhe ujë me presion
24/10 16:20