Top News- Kolaps në ajër, defekti në sistem fut në kaos trafikun ajror, anulohen fluturimet
18/09/2026 22:39

Një gabim në softuer, që ndodhi në vetëm një milisekondë, shkaktoi javën e kaluar një kaos të madh në trafikun ajror të Britanisë së Madhe, duke prekur qindra mijëra pasagjerë. National Air Traffic Services (NATS), tha në raportin paraprak se defekti ndodhi më 8 shtator në një pjesë të sistemit që menaxhon të dhënat e fluturimeve dhe u shfaq gjatë procesit të caktimit të kodeve identifikuese për avionët. Defekti u shfaq fillimisht rreth orës 10:00, ndërsa një përsëritje e problemit rreth orës 12:30 detyroi autoritetet të shpallnin incident madhor. Trafiku ajror u kufizua dhe sistemi ra plotësisht rreth orës 13:30. Operacionet normale nisën të rikthehen vetëm në mbrëmje. Pasojat, megjithatë, zgjatën shumë më tepër se vetë defekti. Mbi 2 mijë fluturime u anuluan, ndërsa qindra mijëra pasagjerë u përballën me vonesa dhe ndryshime të udhëtimeve. Edhe pasi sistemi u rikthye, u deshën më shumë se dy ditë për të pastruar grumbullimin e fluturimeve dhe pasagjerëve. Shefi ekzekutiv i NATS, Martin Rolfe, deklaroi se problemi ishte një defekt i panjohur më parë në softuer dhe nuk ishte shkaktuar nga ndonjë gabim i operatorëve civilë apo ushtarakë. Ai mohoi gjithashtu lidhjen me ndërprerjet e mëparshme të sistemit.

Top News – OKB-ja ndërpreu ndihmat. Palestinezët në Bregun Perëndimor përballen me urinë
24/10 15:30
Top Channel/ Nesër ndryshon ora: Por disa vende po zgjedhin të mos i kthejnë mbrapa akrepat!
24/10 14:51
Top Channel/ Londër, shkatërrohet karteli shqiptar i drogës: Sekuestrohen thika e hanxharë!
24/10 14:48
Top Channel/ SHBA i “shpall luftë” institutive kineze Konfuci: Kërcënim për sigurinë kombëtare!
24/10 14:37
Top News – Ofensivë kundër rebelëve. Qeveria jemenase bombardon fortesën e huthëve
24/10 12:43
Top News – Kim, vizitë të fshehtë në Kinë. Takimet në Pekin në prag të përvjetorit të luftës koreane
24/10 12:18
Top Channel/ Digjet Foleja e Hitlerit, 200 zjarrfikës në Alpet bavareze, ndalohet një i dyshuar
24/10 11:53
Top News – Macron dialogoi me studentët. Francezët s’ndalin protestat, paralajmërohet vala tjetër
24/10 11:51
Top Channel/Kthehen protestat në Serbi:Boll më 14 vitesh qeverisjeje të partisë së Aleksandar Vuçiç!
24/10 11:38
Top Channel/Italia, “e shtunë zjarri”, mobilizim me “qarkore”:Mbani syze mbrojtëse e doreza kuzhine!
24/10 11:26
Top Channel/Skandal në Spanjë: Opozita përdor Deepfake për të manipuluar figurat e socialistëve!
24/10 11:24
Top Channel/ Brezi Z ngre në këmbë Europën, nga Parisi në Tiranë, të rinjtë dalin në protestë
24/10 11:16
Top Channel/Franca nxjerr në rrugë 70 mijë efektivë, Melenchon: Jo më shtet demokratik, por policor!
24/10 10:48
Top News- FA drejt misionit në Gaza/ Nënshkruhet marrëveshja me Bordin e Paqes
23/10 23:00
Top Channel/ Nafta ruse pas 4 vitesh në SHBA, niset cisterna e parë
23/10 22:57
Top News- Trump kërkon naftën e Iranit/ Presidenti lë të hapur mundësinë e një sulmi ushtarak
23/10 22:30
Top News- Ceremonia funerale kthehet në tragjedi, sulm me armë brenda në kishë
23/10 22:10
Top News – Melania Trump sjell ‘paqen’. Ndërmjetësoi armëpushimin e pjesshëm Rusi-Ukrainë
23/10 22:00
Top News- Britania përgatitet për luftë, nis sigurimi i rezervave ushqimore për 3 ditë
23/10 21:47
Top News- Përgjaket Parisi, sulm me armë, viktima e të plagosur/ Dyshohet sulm terrorist
23/10 21:43