web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksident i trefishtë në Fushë Krujë/ Raportohet për viktima dhe të plagosur

25 Shtator 2026, 22:57, Kronika CNA

Aksident i trefishtë në Fushë Krujë/ Raportohet për

Një aksident i trefishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të Kamberasit në Fushë Krujë.

Sipas raportimeve, nga përplasja e tre automjeteve një person dyshohet se ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur.

Këta të fundit raportohet se janë dërguar në spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

“Rreth orës 21:15, në Fushë-Krujë, në vendin e quajtur “Kameras”, janë përplasur tre automjete, me drejtues shtetasit B. D., 35 vjeç, E. Sh., rreth 19 vjeç, dhe L. S., 38 vjeç.

Si pasojë, shtetasit B. D. dhe E. Sh. janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasi L. Z., rreth 19 vjeç, pasagjer në njërin prej automjeteve, ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë./CNA





Lajmet e fundit nga